Futboll Premier League Sport

LARGIMI I UELLSIANIT/ Arsenali gjen zëvendësuesin e Ramseyt

Arsenali është duke e konsideruar si zëvendësues të Aaron Ramseyt, mesfushorin e Sevillas, Ever Banegan.

Banega ka punuar në të kaluarën me Unai Emeryn gjatë kohës sa ishte trajner në Sevilla, dhe trajneri spanjoll beson se mesfushori argjentinas do të sjellë eksperiencë në skuadër, transmeton Gazeta Express.

Ramsey është në muajt e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës, pasi ende nuk ka pranuar që të nënshkruajë kontratë me Arsenalin.

Për uellsjanin interesim ka shprehur Milani, pasi në klubin italian ka ardhur Ivan Gazidisi si shef ekzekutiv, i cili ishte pjesë e Arsenalit deri në muajin shtator, dhe ndikimi i tij mund ta sjellë mesfushorin në San Siro.

 

Related posts

Vetëm Allegri dhe Sarri kanë bërë më mirë se Gattuso…

Sadik.Autor

Rrëfimi i bujshëm : “Tërhiqem nga kombëtarja! Deschamps dhe Kupa e Botës më shkatërruan, do të…

Isa.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT PËR TRANSFERIMIN E DE JONG/ Flet menaxheri i yllit holandez: Në momentin e firmës së akordit, filloi të…

Delo.autor

Leave a Comment