Futboll Sport

SFIDA NDAJ ITALISË/ De Bruyne zbret shkallët me dy valixhe në duar, mos po luan blofin me “Azzurrët”? (VIDEO)

Kevin De Bryjne gjatë sfidës së mbrëmshme ndaj Portugalisë ku kombëtarja belge u kualifikua për në fazën çerekfinale, la fushën e lojës në minutën e 48 për t’i bërë vendin Dris Mertensit.

Të gjitha mediat botërore paralajmëruan një dëmtim të tijin, por në një video të bërë virale në aeroportin e qytetit të Sharloit në Belgjikë shihet mesfushori i Mançester Sitit duke ecur normalisht dhe duke mbajtur dy valixhe në duar.

Tifozët belgë synojnë që ylli i tyre të mos ketë asgjë dhe të jetë titullarë ndaj të kaltërve, ndërsa italianët pretendojnë se mos është ndonjë blof për sfidën ndaj tyre.

Sfida Belgjikë-Itali do të zhvillohet, të premten në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin “Allianz Arena”.

Related posts

Raiola: Donnarumma duhet të shkojë te një klub i madh

Q.Autor

“VETËM FUTBOLLI MUND TA…”/ Shikoni reagimin i fëmijës së vogël kur shkon për herë parë në stadium (VIDEO)

Delo.autor

BOMBA E MERKATOS/ REALI projekton një sulm ëndrrash me dyshen KANE-SALAH

Isa.Autor

Leave a Comment