Futboll Seria A Sport

Legjenda e MILANIT: HIGUAIN është më i mirë se ICARDI, ju tregoj se kush fiton TITULLIN

Dejan Saviçeviç nuk e harron të shkuarën e tij në Milano. Ish-numri 10 i kuqezinjve, tani president i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, dha në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në derbi, por Milani më pëlqen se si po luan. Skuadra është në rritje. Higuain ka filluar të shënojë dhe asistojë. Disa nga ndeshjet e fundit më kanë bindur mua.

Uroj që Milani të mbërrijë në derbin kundër Interit në formë të madhe. Zikaltrit po luajnë mirë, ndërsa ndeshjet derbi janë të paparashikueshme. Si gjithmonë, çdo gjë mund të ndodhë në to. Sa i takon Interit, unë kam mbetur i befasuar prej paraqitjes së tij. Spalletti është një trajner i madh, por u ndesh me një krizë të rezultateve.

Tani zikaltrit po ecin përsëri me këmbët e tyre. Kundër SPAL ishin cinikë, kanë pasur edhe fat të mirë në atë ndeshje, sepse në dy goditje shënuan dy herë dhe fituan. Më i mirë Icardi, apo Higuain? Janë dy sulmues të ndryshëm. Unë preferoj “Pipita”, sepse shënon gola, por edhe mes pjesë aktive në lojë. Ai i ndihmon bashkëlojtarët dhe përmirëson të gjithë grupin. Icardi është një finalizues i frikshëm, por është skuadra, ajo që duhet t’i shërbejë.

Trajneri i Milanit? Gattuso është duke punuar mirë, por ka një çështje teknike, që buron prej rezultateve. Mbrojtja ka pësuar gola në 13 ndeshje radhazi në Seria A, në kontrast me Milanin tim, kur ishte pothuajse e pamundur për t’i shënuar. Natyrisht, atëherë ishte një futboll ndryshe me të sotmin. Pastaj, në veçanti kemi pasur një tjetër mbrojtje, mbase më të fortën në historinë e futbollit. Tassotti dhe pastaj Panucci, Baresi, Costacurta dhe Maldini ishin fenomenalë.

Leonardo dhe Maldini në krye të klubit? Gëzohem për këtë. Në pak kohë, Leonardo në drejtim solli një “mostër” si Gonzalo Higuain. Tani shpresoj se do të sjellë nga Brazili një Kaka’ të ri, sikurse bëri me Thiago Silva dhe Pato, në përvojën e parë të tij si menaxher i kuqezinjve. Goditje të mëdha dhe me kosto të ulët.

Çështja e titullit në Seria A? Juve do ta fitojë sërish, sepse e ka bërë rregullisht këtë edhe pa Cristiano Ronaldon. Tani, me një sulmues si ai, duke të shënuar rregullisht gola, çdo gjë do të jetë më e lehtë për bardhezinjtë. Berlusconi ka blerë Monza? Jam kurioz në lidhje me atë që ka në mendje, sidomos për lojtarët. Ata nuk duhet të kenë tatuazhe…”

Related posts

JUVENTUS-VERONA/ Vlahovic dhe Zakaria debutojnë si titullarë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“NUK MUND TË SHTYHET KËSHTU”/ Mbrojtësi Van Dijk: Kam menduar tërheqjen nga futbolli

Delo.autor

Eboue: “Guardiola trajneri që vrau karrierën e këtij super futbollisti”

Isa.Autor

Leave a Comment