Futboll Shqipëri Sport

DUAN TITULLIN/ PARTIZANI tremb kundërshtarët, statistikat e këtij sezoni janë të “frikshme”

Partizani i Skënder Gegës këtë sezon duket se i ka marrë gjërat seriozisht, jo vetëm se është në krye të tabelës, por dhe statistikat e tregojnë këtë gjë. “Demat e kuq” janë në krye të tabelës me 19 pikë duke lënë vetëm pesë pikë rrugës në 8 javët e para, të luajtura të Superligës. Veç humbjes në Korçë në ndeshjen hapëse, të kuqtë kanë lënë pikë dhe me Laçin në fushën e tyre.

Përsa i përket mbrojtjes ekipi i Partizanit është thuajse perfekt duke pësuar vetëm 1 gol në 8 takime dhe atë gol e ka pësuar me penallti nga Skënderbeu. Pra, janë 720 minuta pa pësuar gol, meritë kjo e mbrojtjes dhe Alban Hoxhës. Nga ana tjetër Partizani ka shënuar 9 gola, të cilët janë shënuar nga vetëm katër mesfushorë me tipare sulmuese. Asani ka tre gola, Mala dhe Telushi me nga dy dhe Mensah vetëm një gol.
Nëse ky ekip vazhdon në këtë ritëm është e vështirë që mos ta shohim kampion në fund të sezonit.

Related posts

SKANDALI NË “EL CLASICO”/ Arbirti zbulohet tifoz i Realit, del audioja

Delo.autor

ZYRTARE: Lodhet nga pritja, Valdes i jep fund karrierës në moshën 35 vjeçare (FOTO)

Q.Autor

“DO TË LUFTOJMË SEPSE KEMI AKOMA SHANSE”/ Mancini: Kjo është skuadra që dua të shmang në playoff

Delo.autor

Leave a Comment