Futboll Premier League Sport

Legjenda sulmon Mou: Goja e tij është jashtë kontrollit, po e TURPËRON klubin

Legjenda e “Djajve të Kuq”, Paul Scholes, nisi një sulm të jashtëzakonshëm ndaj Jose Mourinhos, të martën në mbrëmje, duke deklaruar se ishte i befasuar që trajneri i Manchester United nuk është shkarkuar akoma, ndërsa e akuzoi portugezin edhe për “turpërimin” e klubit.

Mourinho po lufton për ta shpëtuar postin e tij në “Old Trafford”, pas fillimit më të keq të një sezoni nga “Djajtë e Kuq” prej 29 vitesh. Ai është justifikuar me kritikat publike kundër lojtarëve të tij dhe hierarkisë drejtuese të klubit.

Por, ish-mesfushori i Manchester United, Scholes, beson se Mourinho duhet të ishte shkarkuar pas disfatës me West Ham, në fundjavë: “Unë jam ulur këtu, në fakt i habitur se si Mourinho mbijetoi pas së shtunës, performanca ishte kaq e keqe…

Ai vazhdimisht ka pasur një të shkuar problematike me lojtarët. Mourinho është duke ecur mbi këto gjurmë, sepse nuk po merr atë që dëshiron. Mendoj se goja e tij është ndoshta jashtë kontrollit. Madje, gjykoj se ai po e turpëron klubin”.

Ish-bashkëlojtari i Scholes, Rio Ferdinand, gjithashtu i tha “BT Sport” se Mourinho duhet të marrë përgjegjësinë përfundimtare për problemet te Manchester United. “Nuk ka një etikë pune, – tha Ferdinand. – Qëndrimi i trajnerit nuk duket i drejtë. Te Manchester United, njerëzit janë mësuar të fitojnë në futboll.

Futbolli nuk është i lehtë, duhet të punosh shumë. Ky është një tipar themelor i çdo futbollisti, apo çdo skuadre, që të jetë i suksesshëm. Ky ekip nuk e ka këtë. Dhe nga vjen kjo? Natyrisht, nga drejtimi. Çdo skuadër futbolli ka një person në krye, që është trajneri. Mourinho bie brenda me këmbët e tij”.

Pas barazimit 0-0 me Valenciam, në “Old Trafford”, në ndeshjen e dytë të fazës së grupit të Ligës së Kampionëve, Mourinho aludoi mbi aftësitë e lojtarëve të tij në mbrojtje, duke thënë se “Manchester United nuk ka cilësi teknike për të ndërtuar nga mbrapa”.

Por, Ferdinand dhe Scholes, morën në analizë arsyetimin e fjalëve të Mourinhos. Scholes tha: “Kur një nga ekipet e tij është përpjekur ndonjëherë të luajë nga prapa, gjithsesi? Ato gjithmonë kanë qenë shumë mirë në mbrojtje, nuk kanë qenë ekipe të futbollit total, që iu pëlqente të luanin nga prapa. Ky justifikim nuk qëndron, nuk u jep besim lojtarëve”.

Rio Ferdinand shtoi: “Unë nuk do të doja të isha një nga mbrojtësit qendrorë në atë skuadër, nëse Mourinho po fliste për mua, ashtu”. Mourinho përsëriti thirrjen e tij për lojtarët: “Kriza në gjoks është më e rëndësishme se emri në pjesën e pasme të fanellës”.

Megjithatë, trajneri portugez insistoi se nuk kishte nevojë për ndonjë “votëbesim” nga shefi i Manchester United, Ed Woodward, për të ardhmen e tij: “Nuk kam nevojë për një SMS të mirë. Nuk më duhet një njeri, që rreh shpatullat e mia. Kam kontratë deri në qershor të vitit 2020. Unë mendoj se përgjegjësia e momenteve të mira dhe të këqija duhet të ndahet nga shumë njerëz. Pra, nuk kam nevojë për një mbështetje, apo përqafim. Nuk kam nevojë për asgjë”.

Related posts

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Formula 1 gati të ndezë motorët, ja kur pritet të nisë Botërori 2020

Delo.autor

(FOTO) Ndjekësit në Twitter, këta lojtarë lënë pas disa klube të Premier Ligës

Q.Autor

Franca bën MILIONER tifozin SHQIPTAR, ja skedina fituese e Botërorit “Rusi 2018” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment