Futboll Seria A Sport

LIDHJE ME MAFIOZËT/ Dënohet me 2 vite burg ish-juventini Kampion Bote me Italinë

Vinçenco Jakuinta, ish-sulmues i Udinezes e Juventusit, pjesëtar i Italisë në Botërorin 2006 që u fitua nga të kaltrit, është dënuar sot nga një gjykatë italiane me 2 vite burg për lidhjet e tij me elementë mafiozë.

Jakuinta ishte pjesë e procesit “Aemilia” më i madhi në historinë e Italisë me mbi 100 të akuzuar për lidhjet e tyre me “‘ndrangheta”, pasi kishte miqësi me shumë personazhe të familjeve mafioze. Në disa përgjime të tyre, ka pasur edhe telefonata ku pjesëtarë të familjeve mafioze ishin gati të ndërhynin te trajnerët që Jakuinta të aktivizohej rregullisht.

Megjithatë, dënimi që i është dhënë Jakuintës sot ishte për armëmbajtje pa leje duke i fshehur në shtëpinë e babait të tij. Ky i fundit është ai që akuzohet për lidhje të ngushta me mafian në veriun e Italisë dhe vendimi për të ishte 19 vite burg.

Pasi trupa gjykuese ka lexuar vendimin, në sallën e gjykatës ka pasur kaos, pasi si Jakuinta, ashtu edhe babai i tij, janë ngritur në këmbë duke thirrur “Qesharakë, ky është një turp i madh”, para se të shoqëroheshin jashtë.

Related posts

“SKANON” CRISTIANO RONALDON/ Igli Tare: Ja çfarë përfiton Serie A prej tij

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Cagliari-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ Savic: Për momentin jam i LUMTUR tek Lazio, por në të ardhmen…

Isa.Autor

Leave a Comment