Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED PIKETON BLERJET E JANARIT/ Këto merkato shtyjnë Pogbanë drejt Juventusit

Pasi dështoi në merkaton e verës, Mançester Junajtid do të shpenzojë një shifër të konsiderueshme në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për një buxhet prej më shumë se 100 milionë eurosh. Jo pak, por ndoshta nuk do të mjaftojnë për të sistemuar gjithë skuadrën, kështu që parashikohet të ketë edhe largime.

Sipas “Tuttosport”, Pol Pogba pritet të jetë i sakrifikuari i parë. Orët e fundit ka dalë në skenë emri i Viktor Uaniama, 27-vjeçarit të Totenhemit, por gjithashtu një objektiv i rëndësishëm është edhe Marko Asensio. Nuk janë dy emra të rastësishëm, pasi janë dy lojtarë që mbulojnë role ku është aktivizuar Pogba.

Pogba ka luajtur zakonisht para mbrojtjes me Matiç, kurse në ndeshjen e fundit me Evertonin ai u spostua prapa Lukakut. Uaniama i bën punë Mourinjos si mesfushor mbrojtës, që të luajë pranë serbit Matiç. Kurse me Asension do të sistemohej sulmi, pasi spanjolli ka shpejtësi dhe nuhatje për golin.

Situata është pak paradoksale me Pogbanë, pasi mund të largohet lojtari që deri tani ka qenë vendimtar me golat dhe me asistet e tij.

Related posts

STUDENTI ME PULLË TË KUQE I MANCINIT QË KA HOBI LATINISHTEN/ Ja çfarë duhet të dini për “diamantin” e ri të Italisë…

Delo.autor

SHTANGEN “QYTETARËT”/ Norwich i shënon dy gola për 45 minuta kampionëve, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Katastrofë “Kuqezi”. Pas një asist nga Sterling, Kane ndëshkon Shqipërinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment