Futboll Seria A Sport

E PËRDITHSMJA SPANJOLLE/ “​MARCA”: Shaqiri, një ndër transferimet që dështoi në Bundesligë

E përditshmja spanjolle, Marca, e ka cilësuar yllin me origjinë shqiptare të Liverpoolit, Xherdan Shaqirin, si një nga shtatë lojtarët të cilët u transferuar në Bundesligë gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo nuk arritën ta dëshmojnë veten në klubet e tyre të reja.

Është e vështirë ta transferosh lojtarin e duhur gjatë afatit kalimtar të janarit dhe futbolli gjerman ka shumë shembull të lojtarëve që dështuan ta dëshmojnë veten pasi e siguruan një transferim gjatë këtij afati, shkruan Marca.

Tani është një lojtar i rëndësishëm për trajnerin Jurgen Klopp në Liverpool, por Shaqiri tentoi dhe dështoi në Gjermani në moshën 21-vjeçare pas disa sezoneve të mira me Baselin. Ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare.

Mirëpo, ai nuk qëndroi deri në fund të kontratës së tij në Bayern, pasi që Shaqiri u transferua në Inter në janar të vitit 2015 si huazim. Ai u kthye përsëri në Bundesligë vetëm gjashtë muaj më vonë, në qershor të vitit 2015.

Pas kësaj, Shaqiri u transferua, po atë vit, në Stoke City, ku qëndroi për tri vite, para se të transferohej në Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të verës që e lamë pas për 13.5 milionë euro, pasi Stoke City ra nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë  të futbollit në Angli.

Tani ai ka arritur ta dëshmojë veten e tij me Liverpoolin, duke e fituar besimin e trajnerit Klopp. Ai i ka bërë 18 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, duke i shënuar gjashtë gola dhe duke i bërë tri asiste gjatë kësaj kohe.

Related posts

JO VETËM KARTONI NDAJ RONALDOS/ Ja rastet kur gjyqtari gjerman është vënë në qendër të kritikave

Isa.Autor

HAZARD TEK REAL MADRID/ Ja transferta që “TUNDI THEMELET” në MERKATON verës

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT TË SARRIT TEK “ZONJA E VJETËR”/ Shfaqet kandidati i parë për stolin e Chelseat, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment