Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Barcelona zemërohet me yllin e ri të ekipit, gjithçka për faj të…

Nuk është aspak e lehtë të përgatitesh për një ndeshje. Nuk është për tifozët, jo më për një lojtar. Para një sfide të rëndësishme nuk mjafton vetëm përgatitja fizike dhe taktike, por duhet të bëhet edhe një punë e madhe në aspektin psikologjik. Sigurisht, 48 orë para një ndeshje të rëndësishme si Barcelona-Real Madrid një lojtar duhet të përqendrohet shumë. Për këtë arsye duket se stafi teknik i Barçës është zemëruar me yllin e ri të ekipit, Arthur. Gjithçka për faj të… Neymar.

48 orë para gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit, në të cilën ekipi i tij ka pritur në shtëpi rivalët e përjetshëm të Real Madrid,  mesfushori i ri brazilian, i cili konsiderohet si pasardhësi i denjë i Xavi-t, ka shkuar në Paris. Jo, intrigat e merkatos nuk kanë lidhje këtu: Arthur ka qenë në kryeqytetin e Francës për të festuar ditëlindjen e mikut të tij Neymar. Nuk e ka bërë fshehurazi, por djaloshi është argëtuar më shumë se duhej, siç është parë në rrjetet sociale. Dhe kjo gjë, sipas “Marca”, nuk është pëlqyer aspak nga stafi teknik i katalanasve.

Kështu, pasi duket se ka zgjidhur problemet me një tjetër djalosh të ekipit, Ousmane Dembele, Barça do të kërkojë të saktësojë se çfarë pret nga lojtarët e saj në këto situata. Natyrisht, gjithë faji është i Neymar. Nëse braziliani do të kishte lindur në një ditë tjetër, këto probleme nuk do të ekzistonin.

Probleme që kanë prekur edhe yllin e Juventus, Douglas Costa. Ai nuk duhej të luante pas ditëlindjes së “O’Ney”, por mund ta kishte refuzuar ftesën e shokut të tij të kombëtares pas aksidentit të frikshëm me makinë.

Related posts

FLET PËR MEDIAT SERBE/ HABIT Kosta Grillo: Jam tifoz i Crvena Zvezdës

Delo.autor

KAMPIONI I BOTËS/ Bayern nderon Schweinsteiger në prag të ndeshjes së…

Isa.Autor

Cavani shënon golin më të bukur të vitit, realizon edhe Luis Suarez

Sadik.Autor

Leave a Comment