Futboll Shqipëri Sport

LIGA E KOMBEVE/ PO MAHNISIN: KOSOVA drejt Ishujve Faroe për suksesin e radhës

Pas suksesit bindës ndaj Maltës, të arritur vetëm 3 ditë më parë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Kosova është gati për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, teksa sot në orën 18:00 do të luajë në transfertën përballë Ishujve Faroe.

Dardanët kryesojnë grupin e tyre me 7 pikë dhe në transfertën ishullore do të kërkojnë një tjetër sukses, që do t’i mbante ata në krye dhe do të rriste shanset për ta mbyllur në këto pozita, fazën në grupe të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Challandes vjen në një formë mjaft të mirë para këtij takimi, gjë që u vërejt edhe në ndeshjen me Maltën, ku dominuan totalisht dhe imponuan një lojë mjaft të bukur, gjë që do të kërkojnë ta përsëritin edhe sonte ndaj Ishujve Faroe.

Vetë tekniku zviceran, ka arritur t’i japë ekuilibër skuadrës së Kosovës në fushë dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes, deklaroi se Dardanët do të kërkojnë të imponojnë lojën e tyre edhe ndaj Ishujve Faroe, ku synimi është marrja e 3 pikëve.

Sa I përket formacionit, Challandes preferoi të mos zbulojë emra, por pritshmëritë janë që të konfirmohet formacioni ftues ndaj Maltës, ndonëse nuk përjashtohet ndonjë ndryshim, për të përdorur ndonjë lojtar më të freskët.

Related posts

Rugani në ‘radarin’ e Arsenal, gati oferta për Juventusin

Q.Autor

LIVE/ Partizani-Tirana. Derbi i Kryeqytetit në “Air Albania”. Mbyllet sfida. Rezultati 1-1

Delo.autor

Skënderbeu-Kukësi, korçarët marrin lajmin e madh pas dëshmisë në Apelin e UEFA-s

Sadik.Autor

Leave a Comment