Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Mbyllet pjesa e parë në Vlorë, Progni i përgjigjet Alveshit

Në Vlorë luhet një sfidë tejet interesante, për faktin e thjeshtë se të dyja këto ekipe kanë nga 14 pikë, por jo vetëm kaq pasi kanë shënuar dhe pësuar saktësisht të njëjtin numër golash.

Edhe në fazën e parë këto dy skuadra janë ndarë në barazim pa gola, por sot pritet që të shohim një ndeshje me më shumë ritëm, pasi skuadrat i kanë “ngrohur motorët” dhe vijnë nga dy fitore.

Sa i përket formacioneve, Daja i beson shprehjes se skuadra fituese nuk ndryshohet. Në anën tjetër Shkëmbi ka një lider në sulm siç është Latif, i cili deri më tani ndodhet në krye të listës së shënuesve.

FLAMURTARI 1-1 TEUTA
Shënues: 
Danilo Alvesh 25’/ Progni 34′

34’ – Progni ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, duke çarë murin dhe duke vendosur ekuilibrin.

25’ – Danilo Alvesh sërish është vendimtar me devijimin e tij, duke e çuar topin në fundin  rrjetës, pas një skeme fantastike. Ka pretendime për një pozicion të parregullt nga durrsakët, por goli konsiderohet i rregullt.

12’ – France Veliu provon menjë goditje nga distanca, por mbrojtësi vlonjate është i pasaktë dhe topi shkon disa metra mbi kuadrat.
10’ – Danilo Alvesh merr një top nga Bushiç dhe braziliani del i vetëm me portierin Hidi, por anësori ndërpret aksionin, duke sinjalizuar pozicion jashtë loje. Vendim i saktë nga ana e gjyqtarit. 10 minuta e para mjaft të ekuilibruara dhe nuk ka raste për shënim
1′ –
 NIS NDESHJA!

Related posts

DËNIMI NGA DISIPLINA/ Flet mesfushori Lika: Vllaznia rikthehet më e fortë, në shtëpi nuk…

Delo.autor

“E KEMI PROBLEMIN TEK DREJTUESIT”/ Shpërthen Refik Halili pas humbjes: Disa lojtarë nuk do të luajnë kurrë…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ukraina mposht Maqedoninë e Veriut falë dyshes Yarmolenko-Yaremchuk

Delo.autor

Leave a Comment