Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Bylis. Rezultati 1-1

Ka startuar sfida mes Luftëtarit dhe Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Për shkak të gjendjes që po kalojnë ekipet këtë sezon, ballshiotët vijnë si favoritë në këtë ndeshje. Të besuarit e Dovedan nuk njohin asnjë fitore në kampionat për këtë vit dhe për këtë arsye do të kërkojë të bëjnë kthesën në ndeshjen e sotme.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Luftëtari ka treguar se pavarësisht se është në vështirësi, mundohet t’iu krijojë vështirësi kundërshtarëve. Novi para mediave u shpreh se do të jetë një ekip që do tregojë një lojë të mirë, dhe për këtë arsye shpreson në një rezultat pozitiv.

 

LIVE| Luftëtari-Bylsi 1-1

Lika 43’/ Guindo 34

51’ Më kërkues ballshiotët në këtë pjesë të dytë, teksa kërkojnë golin e avantazhit.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

43’ GOOOOOOL LUFTËTARI 1-1. Shënon Griseld Lika nga goditja e dënimit nga një distancë e largët. Me fat disi për shkak të mosmarrëveshjeve të portierit Miraka me lojtarët e tij.

39’ Çfarë rasti për Bylisin! Shkalla merr një top perfekt nga Murataj nga goditja e këndit, por mbrojtësi gjuan jashtë.

34’ GOOOOOOL BYLISI 0-1. Shënon Guindo me 11-metërsh, të cilin e fitoi vetë, pas një dyluftimi me Lalën. Menjëherë shkon te stoli dhe ia dedikon golin Jurgen Goxhës. 

29’ Mundësi shumë e mirë për Bylisin! E pabesueshme çfarë ka humbur Hadroj, i cili shumë afër portës, e gjuan topin jashtë me kokë.

27’ Provon nga larg Mëllugja me një gjuajte të fortë, e cila është tërësisht e gabur, pasi shkon shumë larg portës.

18’ Moment shumë e mirë për Bylisin, teksa Shkalla i jep një pasim shumë të bukur Jankut, por ky i fundit i vetëm me portierin e dërgon topin jashtë. Insiston skuadra e Dovedan.

13’ Ndërhyrje e gabuar nga Demo në dëm të kundërshtarit dhe goditje dënimi për Bylisin. Kroson Murataj, por ndalon Shala, i cili e kontrollon topin në dy kohë.

12’ Mundësi e artë shënimi për Bylisin, Munoz shfaqet i vetëm përballë portierit Shala, me këtë të fundit që mbyll gjithçka.

10’ Krosim i rrezikshëm nga Griseld Lika, në zonën kundërshtare, Miraka mbyll në dy kohë.

9’ Mundësi e mirë për vendasit, Dushkaj shpërthen në krahun e majtë, dërgon një top në zonë, por spastron Shkalla.

6’ Rrezikon Luftëtari me Açkën që bën një gjuajtje të bukur, por ndalet nga mbrojtja mike, me Bylisin që niset në kundërsulm, me Muratajn që më pas ndalet nga mbrojtja e Luftëtarit.

5’ Goditje nga këndi për Bylisin, kroson Murataj, por largon mbrojtja gjirokastrite.

1’ Menjëherë rrezikshëm Bylisi. Miqtë fitojnë një goditje dënimi pranë zonës kundërshtare, por Mocone e gjuan lart portës topin.

Related posts

WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Vendasit të papërmbajtshëm, Sarr ndëshkon “Djajtë Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

NUK DO KETË GARË/ Alexander Ceferin, i vetmi kandidat për presidencën e UEFA-s

Isa.Autor

CADIZ-BARCELONA/ Koeman i beson treshes së sulmit Depay, De Jong dhe Demir (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment