Futboll Premier League Sport

“VICHAI”/ Autori i përrallës më të bukur në historinë e futbollit (VIDEO)

Pronari i Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, ka qenë arkitekti i arritjes më befasuese në historinë e futbollit anglez. I përkufizuar nga të gjithë si i huaji i radhës që erdhi nga Lindja i uritur për para, i cili nuk dinte asgjë në lidhje me sportin më popullor në botë, ai ktheu përmbys futbollin anglez.

Claudio Ranieri ka qenë trajneri që udhëhoqi Leicester drejt titullit në Premier League, në 2016-ën, teksa të gjithë mendonin “Dhelprat” do të binin nga kategoria. Pavarësisht zërave të shumtë kundër, Srivaddhanaprabha ia besoj frerët e skuadrës së tij italianit.

Shumë tifozë të Leicester nuk kanë qenë aspak të kënaqur me marrjen e Ranieri-t në vend të Nigel Pearson më verën e 2015-ës. Italiani shihej si një trajner pa ambicie dhe aspak i guximshëm, por miliarderi tajlandez vazhdoi përpara në rrugën e tij. “Caludio Ranieri, seriozisht?”, ka qenë mesazhi i Gary Lineker në Tëitter pasi ish-tekniku i Chelseat morti drejtimin e “Dhelprave”.

Legjenda e futbollit anglez, në fakt, ka thënë atë që shumë njerëz mendonin, veçanërisht pasi Pearson e udhëhoqi skuadrën drejt një mbijetese të pabesueshme një sezon më parë. Natyrisht, pjesa më e madhe e meritës për atë që ndodhi më pas i shkon Ranieri-t dhe një grupi lojtarësh që kanë tronditur botën, por ka qenë Srivaddhanaprabha që krijoi infrastrukturën e duhur, duke krijuar mundësinë që ata individë të talentuar të ishin pjesë e klubit.

N’Golo Kante dhe Riyad Mahrez janë vetëm dy nga pjesëtarët e atij ekipi, të cilët tani konsiderohen mes më të mirëve në botë. Ata ishin te Leicester sepse Srivaddhanaprabha e bleu klubin për 39 milionë sterlina në 2010-ën dhe e transformoi atë. Ai titull i mrekullueshëm ishte triumfi i tij, po aq sa i Ranieri-t dhe lojtarëve.

Mbrëmjen e së shtunës bota e futbollit dhe jo vetëm është tronditur nga lajmi i rrëzimit të helikopterit të tij jashtë ambienteve të stadiumit. Sipas shtypit anglez, ai dhe tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga ky aksident.

Vichai mund të mos jetojë më, por përralla që ai i dhuroi botës do të mbetet e paharrueshme.

 

 

Related posts

“DRIDHET” INTERI/ Klubi europian deklarata të forta për titullarin e rëndësishëm zikaltër: Do ta marrim me parametra zero

F.autor

Mourinho sulmon mediat për Pogban

Q.Autor

NUK DO TA BESONI/ HABIT PEREZ: REALI vendos për Lopeteguin, trajneri do të…

Isa.Autor

Leave a Comment