Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Partizani: Me fat të kuqtë, shikoni çfarë humbet Shafik (VIDEO)

Po luhet në “Elbasan Arena” super sfida përmbyllëse e javës së 8-të mes Kukësit dhe Partizanit. Dy skuadra pretendente përballë njëra tjetrës. Verilindorët vijnë në këtë përballje pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut, ndërkohë që Partizani triumfoi në shtëpi ndaj Teutës.

Orari i pazakontë, pritet të zbehe disi atmosferën dhe interesi për këtë takim është shumë më i ulët nga ai i sfidave të mëparshme. Nuk mungojnë surprizat në formacion, teksa trajneri Cungu ka bërë plot 3 ndryshime nga ndeshje me Skënderbeun.

LIVE| KUKËSI-PARTIZANI 0-1

Mala 20′

KOMENTI LIVE:

85′ Alban Hoxha bën heroin, duke ndalur gjuajtjen e Shpehar me kokë.

81′ Limaj ndëshkohet me karton të verdhë, për prekje të topit me dorë.

78’ Asani provon një pasim për Hebajn në zonë, por topi është më i fortë seç duhet.

75′ Zëvendësim te Partizani, largohet autori i golit Mala në fushë Çinari.

73′ Shpehar provon një goditje me teknikë, por topi ngrihet dhe përfundon mbi traversë.

70′ Zëvendësim i tretë te Kukësi. Largohet Shafik, në fushë Shpehar.

70′ Zëvendësim te Partizani, largohet Bardhi në fushë Hebaj.

69′ Provon edhe Rexhinaldo me një kthesë, por topi shkon jashtë kuadratit.

67′ Shumë pranë golit Kukësi. Gjuajtja e Shafik nga fare pranë portës, përfundon ngjitur me shtyllën.

 

Gjuajtja e Shafik on Vidnews.

60′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Kalaja në fushë Çyrbja.

59′ Zëvendësim te Partizani, largohet Mensah, në fushë Kristi Kote.

58′ Kukësi kërcënon seriozisht portën e Alban Hoxhës, por gjuajtja e Kalasë përfundon mbi traversë.

55′ Melo pretendon për 11 metërsh, pas një rrëzimi brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

53′ Shameti ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mensah.

46′ Starton pjesa e dytë, Kukësi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Dzaria në fushë Limaj.

Përfundon pjesa e parë, Kukësi-Partizani 0-1. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Partizani kërkon të surprizojë me një kundërsulm të rrezikshëm. Mensah shkëputet bukur dhe pason te Mala, ky i fundit provon me një gjuatje, por ndalet nga Frashëri.

37′ Shafik harkon një top në zonë, por largon Atanda me kokë.

30′ Dzaria ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

27′ Minuta të mira për Partizanin që është hedhur në kërkim të golit të dytë.

23′ Telushi provon me në gjuatje të fuqishme nga distanca, topi përfundon mbi kuadrat.

20′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0. Një shans një gol për Esat Malën. Zhbllokohet super sfida. 

16′ Jasir Asani ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit Xhaja.

13′ Krostim i bukur nga Shafik në zonë për Rexhinaldon. Ky i fundit gjuan me kokë, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

11′ Dzaria provon me një goditje të fortë nga distanca, por nuk ka shënjestrën e duhur.

8′ Goditje nga këndi për Partizanit, por largojnë rrezikun lojtarët e Kukësit.

3′ Minuta mjaft të mira për Kukësin, Shkodra provon me kokë, por kontrollon gjithçka, Alban Hoxha.

2′ E pabesueshme çfarë humbet Kalaja nga shumë pranë portës.

 

1′ Ka nisur supersfida në “Elbasan Arena”.

Related posts

Arsenali fiton me përmbysje ndaj Chelseas, shkëlqen Granit Xhaka

Q.Autor

BARCELONA NË FESTË/ NEYMAR tregon arsyen e rikthimit në Spanjë, shuan shpresat e PEREZ

Isa.Autor

Dillian Whyte “masakron” Joseph Parkerin në një ndeshje rraskapitëse

Sadik.Autor

Leave a Comment