Futboll Seria A Sport

THELLOHET SKANDALI/ Tre FEMRA të tjera denoncojnë: Jemi PËRDHUNUAR nga RONALDO

Pas rastit të Kathryn Mayorga një tjetër femër ka akuzuar Cristiano Ronaldon për përdhunim. Mediat shkruajnë se përveç kësaj akuze të dytë, dy femra të tjera kanë bërë të njëjtin denoncim.

Ditët e fundit futbollisti i njohur portugez është vënë në fokus të një skandali. Kathryn Mayorga ka denoncuar se është përdhunuar nga ylli i Juventusit në vitin 2009 në një hotel në Las Vegas. Mirëpo mesa duket telashet për Cristiano Ronaldon nuk kanë fund.

Sipas avokatit të Mayorgas, një tjetër femër ka akuzuar yllin portugez për përdhunim. “Kam marrë një telefonatë nga një femër që pretendon se edhe ajo është përdhunuar nga Ronaldo,”- tregon Stoval për “Daily Mail”. Por kjo nuk është e gjitha. Pak më vonë shkruan një tjetër media për dy telefonata të tjera.

Sipas “The Sun” edhe dy femra të tjera pretendojnë se janë përdhunuar ose ngacmuar seksualisht nga Ronaldo. Deri tani identitetet nuk bëhen të ditura por do të merret policia e Las vegasit me to.

Related posts

BARCELONA PËRGATIT TË ARDHMEN/ Messi zgjedh pasardhësin e tij, vlen 211 milionë euro ylli…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Karabaku niset drejt Shqipërisë, e udhëheq Ansi Agolli

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ish-sulmuesi do të bashkohet me RONALDON tek Juventusi

Isa.Autor

Leave a Comment