Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ LUFTËTARI-KAMZA: Gjirokastritët dominojnë dhe kalojnë në avantazh

Po luhet në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe  Kamzës së Klodian Duros. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas rezultateve negative, teksa bluzinjtë u mposhtën nga Kukësi me rezultatin 1-0, ndërsa kryeqytetasit e humbën ndeshjen në sekondat e fundit ndaj Laçit.

Në 6 javët e para të kampionatit, Luftëtari ka siguruar 3 pikë, ndërsa skuadra e Kamzës 3 më shumë se gjirokastritët.

LIVE| Luftëtari-Kamza 1-0

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

43′ Xhekson gjuan me të majtën nga një goditje dënimi nga rreth 20 metra, por topi kalon mbi traun e portës.

41′ Liçaj shërben te Donald Rrapos brenda zonës, mesfushori gjuan fort me të majtë, topi kalon ngjitur me shtyllën.

40′ Lojë e ashpër në Gjirokastër, ndëshkohet edhe futbollisti i Kamzës, Malaj.

39′ Ndëshkohet edhe Donald Rapo për ndërhyrje të gabuar, kartoni i dytë i verdhë për gjirokastritët.

33′ Liçaj ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të parregullt.

30′ Lojë me shumë ndërprerje, faulla pa fund në mesfushë. Kamza qëndron e tërhequr

22′ Oltion Rapa tenton nga jashtë zone, topi kalon ngjitur me shtyllën.

16′ Milosavljev kroson në zonë, Shkurtaj gjuan me të djathtën, pret Avdyli

12′ Milosavljev gjuan nga jashtë zone, pret Avdyli.

1′ Starton sfida në Gjirokastër.

Related posts

Lazio mendon për yllin e Bilbaos, Tare hidhet në sulm për “MESSIN SPANJOLL”

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Bayern godet në merkato, një talent i ri drejt Gjermanisë

Delo.autor

FINALJA E KUPËS NDAJ KUKËSIT/ Mema ideon titullarët për përballjen, prova për penalltitë para…

Delo.autor

Leave a Comment