Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Laçi-Teuta: Starton pjesa e dytë, Laçi do të mundohet të regojë me 10 lojtarë (VIDEO)

Ka nisur takimi mes Laçit dhe Teutës në “Elbasan Arena”. Mërgjyshi dhe Shkëmbi janë me objektiva të ndryshëm.

Kurbinasit kërkojnë të qëndrojnë të pamposhtur në këtë kampionat, ndërsa bregdetarët të thyejnë tersin në takimet jashtë.

Laçi-Teuta 0-2

Latif 17‘, Progni 23′

Komenti

46′ Topin e parë kësaj here e shkelmojnë kurbinasit.

PJESA E DYTË

45+1; Përfundoj pjesa e parë.

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.

45′ Ndreca ndëshkohet me të verdhë për durrsakët.

41′ Teuta qarkullon topin, ndërsa Laçi provon me kundërsulme. Asgjë për tu përmendur në këto minuta. Kujtojmë që Laçi luan me 10 lojtarë që prej minutës se 3-të të takimit pasi Xhixha u ndëshkua me të kuq.

32′ Najdenov provon nga faulli, sa fat ka Hidi. Topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në duart e gardianit. 

29′ Hidi ndëshkohet me të verdhë për vonesë të lojës.

23’GOOL. Progni dyfishon takimin për Teutën. Krosim nga e djathta dhe mesfushori shkëputet bukur duke i gjetur kohën topit për ta dërguar në rrjetë.

progni on Vidnews.

17′ GOOL. Krosim i mirë nga e majta, po kaq i mirë është edhe kordinimi i Latif që dërgon topin në rrjetë.

 

9′ Shtubina ka mundësi të artë në zonë, nuk kordinohet dhe godet jashtë.

3′ Xhixha merr karton të kuq.

1’Nis sfida.

Related posts

REAL MADRID/ Zidane i jashtëzakonshëm, asnjë trajner nuk ka fituar si ai

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Federata merr vendimin: Kush shkel rregullat anti-Covid përjashtohet përgjithnjë

Delo.autor

Përgatitjet në Antalia, zbardhet miqësorja e parë e Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment