Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Partizani-Teuta: “Fundosen” durrsakët, skuadra e Gegës shënon edhe golin e tretë (VIDEO)

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore, mes Partizanit dhe Teutës.. Të dyja skuadrat vijnë nga rezultate të mira nga java e kaluar. Partizani fitoi derbin me Tiranën ndërsa Teuta mundi me meritë skuadrën e Skënderbeut.

Një fitore në ndeshjen e sotme, do ta ngjiste në krye skuadrën e Gegës. Ndërkohë edhe Teuta e Bledi Shkëmbit do të kërkojë të marrë maksimumin nga kjo përballje.

LIVE| PARTIZANI-TEUTA 3-0

Asani 29′, 42′, Mensah 81′

KOMENTI LIVE: 

89′ Hila provon me një gjuajtje të bukur drejt portës, por grushton Hidi, i cili e largon topin në këndore.

81′ GOOOOOL PARTIZANI 3-0. Mensah shënon golin e tretë, pas asistit perfekt të Bardhit. 

79′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Mala në fushë koreano-veriori So.

74′ Zëvendësimi i dytë te Partizani, largohet autori i 2 golave, Jasir Asani, në lojë Emanuel Mensah.

65′ Zëvendësim te Teuta, largohet Progni, në fushë Traore.

64′ Zëvendësim te Partizani, largohet Hebaj në fushë Çinari.

63′ Progni godet me bryl Hilën, gjyqtari e fal, duke mos e ndëshkuar.

60′ Asani provon me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por pret Hidi.

57′ Partizani rrezikon me Hilën që harkon bukur në zonë, por Hakaj largon rrezikun në këndore.

52′ Bardhi merr një top të bukur nga e majta, provon të gjuaj fluturimthi, por jashtë kuadratit.

48′ Të kuqtë ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Teutës.

46′ Starton pjesa e dytë, Shkëmbi kryen 2 zëvendësime, largon Gashin dhe Avdylin, në fushë Kruja dhe Vila.

Përfundon pjesa e parë 2-0. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ GOOOOL PARTIZANI 2-0. Jasir Asani shënon golin e dytë. Hila i rrëmben topin Avdylit dhe pason bukur për Asanin nga e djathta, i cili nuk fal duke tundur për herë të dytë rrjetën e Hidit. 

39′ Rrezikon Atanda me mbajtjen e topit në zonë, por për fatin e mirë të tij nuk kanë përfituar durrsakët.

38′ Hakaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit Sino.

37′ Telushi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

34′ Avdyli provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

29′ GOOOL PARTIZANI 1-0. Gjuajtja e Asanit nga goditja e dënimit çahet muri i Teutës dhe përfundon në rrjetë. Goli i dedikohet mbrojtësit Bitri, i cili po vuan një dëmtim. 

25′ Rast i mirë për Teutën, por Gashi nuk e merr siç duhet topin.

25′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Bruno Telushi, por topi shkon në duart e portierit Hidi.

22′ Osmani gabon duke i dhuruar një top Bardhit, por sulmuesi nuk e shfrytëzon duke e humbur sërish topin.

16′ Latif harkon një top të rrezikshëm, nuk arrin ta devijojë me kokë Progni te pika e penalltisë.

13′ Mungojnë rastet e rrezikshme në portat kundërshtare.

7′ Teuta provon të rrezikojë në zonën e Partizanit, por pa sukses.

5′ Osmani nis një top inë zonën kundërshtare, por Hoxha del i qetë dhe kontrollon para Sidibes.

1’ Menjëherë një goditje nga këndi për Partizanin, por gardiani arrin të ndalë mirë harkimin në zonë.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

MASAT KUFIZUESE KUNDËR COVID-19/ Humbje rekord, Bundesliga “numëron” superdëmin ekonomik

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas një asist nga Alex Sandro, Chiesa zhbllokon sfidën për “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

MILAN MENDON PËR TË ARDHMEN/ “Kuqezinjtë” kërkojnë talentin 19-vjeçar të klubit francez…

Delo.autor

Leave a Comment