Champions League Futboll Sport

TRONDITET FUTBOLLI/ “PËRGJAKET” dueli Napoli-Liverpool, një TIFOZ GJENDET i….

Transferta e Napolit nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar për një grup tifozësh të Liverpool. Ata janë sulmuar në një nga rrugët e qytetit italian, ku njëri prej tyre është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Sipas gazetës italiane “Il Mattino” një grup tifozësh të Napolit, të pajisur me mjete të forta kanë kontrolluar zonën në kërkim të tifozëve anglez, ndërkohë që në rrugicën e njohur nga vendasit si “Via Ceare Rossarol” janë përplasur me tifozat e “The Reds”.

“Incidenti mbrëmë ishte krejtësisht i pambuluar dhe i pamotivuar. Këto ngjarje nuk janë të mira për qytetin. Ne kemi bërë apele për tifozët, por shpesh nuk janë dëgjuar. Këto janë veprime që nuk kanë të bëjnë aspak me futbollin. Punonjës të DIGOS-it [operacionet speciale] kanë vëzhguar me kujdes qytetin dhe në fakt kanë identifikuar 28 persona të grupeve të ndryshme tifozësh.”-tha në “Radio Crc” shefi i policisë, Antonio De Iesu.

Tifozët e Manchester City u përballën me probleme të ngjashme, kur ata luajtën ndaj Napolit vitin e kaluar, me një kamarier napolitan që ndërhyri për të mbrojtur tifozët miq, por përfundoi me plagë të rënda dhe një hundë të thyer.

Related posts

ATALANTA-JUVENTUS/ Mbrojtja bunker, Pirlo me sytë nga CR7 në Coppa Italia. Ja statistikat…

Delo.autor

INTERVISTA/ Reja: Duhet t’i shpërblejmë shqiptarët, gati të firmos edhe për dy vite

F.autor

Sevilla merr një fitore spektakolare, “përmbys” gjithçka në “Wanda Metropolitano”

Q.Autor

Leave a Comment