Sport Të tjera

E PAZAKONTË/ U zhduk nga “Fshati Olimpik” për një jetë më të mirë, mësohet fati i sportistit nga Uganda

Lojërat Olimpike u tronditën pak ditë më parë pasi sportisti nga Uganda Julius Sekitoleko u zhduk nga fshati olimpik duke dezertuar ekipin e tij në kërkim të një jete më të mirë në Japoni.

20-vjeçari ishte larguar nga kampi në drejtim të paditur duke u kthyer në çështje, por ditën e sotme është bërë i mundur dhe identifikimi i peshëngritësit Sekitoleko. Ugandezi u gjend 40 kilometra larg pikës ku ishte larguar dhe është pikasur në një stacion hekurudhor.

Sipas ‘’BBC’’, 20-vjeçari kishte në çantë vetëm telefonin pasi pasaportën e mbante ekipi Ugandës me të cilët mbërriti në Japoni në datën 19 qershor. Sekitoleko tani pritet të dërgohet në vendin e tij duke dështuar kështu në përpjekjen për të gjetur një jetë më të mirë në kontinentin aziatik.

Related posts

GOL DHE PERFORMANCË POZITIVE/ Muriqi në formacionin e javës në La Liga

F.autor

KËSHILLON YLLIN MBAPPE/ Legjenda Anelka: Mos shko tek Real Madrid, dikur ishte më lart kurse sot…

Delo.autor

9 sezone radhazi pa u ndalur, njihuni me numrat më “çnjerëzorë” të Leo Messit

Sadik.Autor

Leave a Comment