Futboll Shqipëri Sport

Lojtarë që i shmangen ligjit/ Deputeti BRAÇE “kapet” me FSHF-në: Nuk kam marrë…

Deputeti Partisë Socialiste Erjon Braçe ka dalë sot në seancën e radhës në Parlament, ku ka folur për çështjen e shmangies së pagimit të taksave nga futbollistët.

“Nuk ka një autoritet të lartë ekzekutiv apo të ulët që të përjashtojë nga detyrimi i pagimit të tatimit dhe taksave cilido individ apo shoqëri që është sublekt i ligjit. Kushtetuta ka vendosur kështu parimin e ligjshmerisë fiskale. Përpjekja ka shënjestruar në mënyrë të qartë shembuj për të krijuar apo ndarë modele të barazisë fiskale. Presidenti i Bayernit të Mynyhut është dënuar me evazion fiskal. Cristiano Ronaldo sapo është dënuar me 2 vite burg dhe me detyrimin për të paguar 18 mln euro për shkak të shmangjes fiskale kur luante në Spanjë. Për të vazhduar me Lionel Messi, është dënuar me 21 muaj burg për shmagie fiskale. Për të vazhduar me Neymar është dënuar me 2.1 mln euro për të paguar për shkak të shmangieve fiskale.

FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme në këtë vend që përfaqëson flamurin e kombit në botë. Duhet të respektonte ligjshmërinë fiskale. Që nga muaji shkurt jam shtrënguar të siguroj informacione, por me thënë të drejtën nuk marr një përgjigje për përputhshmerinë e FSHF për ligjshmërinë fiskale”, u shpreh Brace.

 

Related posts

“Ishte mbret, u arratis nga dritarja! Të ikë te xhaxhai tani!”, Gazetari italian “thumbon” Higuainin

Delo.autor

E duan klubet më të mirë në botë/ Lazio vendos për të ardhmen e Milinkoviç-Saviç

Isa.Autor

KRIZA E LUFTËTARIT/ Bashkia Gjirokastër distancohet: E kemi paguar pjesën tonë…

Isa.Autor

Leave a Comment