Futboll Shqipëri Sport

Përplasja BRAÇE-AHMETAJ/ Ministri mbron arritjet: 1 milionë euro për KOMBËTAREN

Në seancën e sotme parlamentare, ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj dhe deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe kanë replikuar në lidhje me disa pika të rendit të ditës në lidhje me futbollin shqiptar: si grumbullimi i të ardhurave nga tatimet nga shitja e të drejtës televizive, etj.

Ahmetaj deklaroi se formalizimi i klubeve të futbollit shqiptar është një çështje emergjente dhe ka folur dhe për ndërtimin e stadiumeve në Shqipëri.

“Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit, që nga ajo ditë stadiume janë ndërtuar vetëm në mandatin e Rama 1 dhe vazhdojnë në Rama 2. Kjo e ndan këtë mazhorancë nga opozita e sotme në vëmendjen ndaj sportit. Futbolli dhe shumë sporte të tjera apo peshëngritje janë krenaria e Shqipërisë.

Kemi qenë ne të emocionuar kur ekipi Kombëtar bëri paraqitje spektakolare në Francë. Ishte kjo qeveri që menjëherë me fitoren e asaj dite i akordoi Kombëtares një pagesë 1 milion euro për të treguar vlerësimin. Vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm”, u shpreh Ahmetaj.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona fillon bisedimet për të rikthyer Messin në “Camp Nou”

F.autor

RONALDO KËRKOI VETË LARGIMIN/ Marrota dhe Mendes zbulojnë “operacionin Cristiano”

Isa.Autor

Axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të zhvillohet java e 26-të (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment