Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Roma gjen sulmuesin e së ardhmes, firmos deri në… (FOTO)

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Romës. Pas Nicolo Zaniolos, një tjetër talent i skuadrës verdhekuqe ka rinovuar kontratën e tij me klubin kryeqytetas.

Cengiz Under ka zgjatur bashkëpunimin e tij me Romën deri në vitin 2023, duke rinovuar me një tjetër vit kontratën e mëparshme që skadonte në vitin 2022.

Nga kontrata e re Under do të përfitojë më shumë para, pasi Roma i ka rritur ndjeshëm pagën.

Vetë talenti i Kombëtares turke është shfaqur shumë i lumtur për këtë rinovim duke deklaruar: “Erdha te Roma dy vite më parë dhe tashmë ditë pas dite jam afeksionuar gjithnjë e më shumë me këtë qytet, me këto ngjyra dhe me këta tifozë. Ky është një moment shumë i lumtur për mua dhe falenderoj klubin që realizoi dëshirën time për të vazhduar të luaj me Romën”.

Related posts

Bolt tregon për cilën skuadër do të debutojë në futboll

Q.Autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Luis Enrique konfirmon përplasjen me “Pleshtin” në vitin 2015

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-portieri i Cezenës i bashkohet Flamurtarit, ja emri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment