Futboll Kombëtarja Sport

LOJTARI PREMTUES/ Dëmtimi e mbajti jashtë fushe, Panucci i jep kurajo futbollistit kuqezi

Egli Kaja ishte një nga lojtarët e grumbulluar nga trajneri Christian Panucci, për ndeshjet e ekipit kombëtar gjatë tetorit. Sulmuesi i krahut është një futbollist premtues. Fakti që menaxhohet nga e njëjta kompani, që ka nën menaxhim edhe kapitenin e kombëtares së Anglisë, Harry Kane, të lë shumë për të kuptuar se çfarë cilësish ka Egli Kaja.

Por edhe pse u grumbullua për ndeshjen ndaj Jordanisë dhe Izraelit, Egli Kaja, nuk mundi të debutonte. Shkak u bën disa situata me dëmtimet dhe ndryshimet taktike në skuadër nga trajneri Christian Panucci.

Gjithsesi, ky i fundit duket se e ka kuptuar mirë se çfarë talenti është Egli Kaja, pasi i ka shprehur atij mirënjohjen që pranoi ftesën me kombëtaren shqiptare. Egli Kaja është vlerësuar nga trajneri për paraqitjet në seancat stërvitore, ndërsa debutimi me ekipin kuqezi pritet të ndodh së shpejti.

Ndoshta në muajin nëntor, kur kombëtarja të zhvillojë dy ndeshjet e radhës, atë zyrtare për Ligën e Kombeve nda Skocisë dhe miqësoren me Uellsin, sulmuesi i krahut mund të jetë pjesë e formacionit.

Sakaq mungesa në ndeshjen e radhës të Livingstone në kampionatin skocez, ka ardhur për shkak të një dëmtimi në kofshë. Egli Kaja nuk ishte gati për këtë sfidë pikërisht për arsye të lëndimit, por aktualisht është duke u rikuperuar dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Related posts

SHKËLQEN ME DOPIETË/ I sjell fat Legias në debutim, talenti Muçi e nis me këmbën e mbarë aventurën polake

Delo.autor

BROJA FANTASTIK/ Shikoni golat e parë të sulmuesit shqiptar në Holandë (VIDEO)

Delo.autor

“PËR 24 ORË U PASUROVA MË SHUMË SE NË RING”/ VanZant: OnlyFans më ndryshoi jetën

F.autor

Leave a Comment