Futboll Shqipëri Sport

LORENC JEMINIT JA DËGJOJNË FJALËN NË BRAZIL/ 14 minuta shtesë në Gremio-River Plejt

Lorenc Jemini, ish-gjyqtari ndërkombëtar, në analizën e bërë në emisionin “Proçesi Sportiv”, lidhur problematikat e sfidës Partizani-Skënderbeu, ai theksoi se arbitri kryesor duhet të kishte dhënë 12 minuta shtesë në pjesën e dytë, për faktin e u luajt shumë pak lojë efektive mes minutës së 60 dhe të 90. Por nëse në Shqipëri nuk ia dëgjuan fjalën, duket se ky “mesazh” është kapur qartë në Brazil, në sfidën e luajtur mes të zotëve të shtëpisë së Gremios dhe argjentinasve të River Plejtit, ku në fraksionin e dytë të lojës, si rrjedhojë e disa vendimeve që nervozuan jo pak lojtarët në fushë, u akorduan 14 minuta shtesë…

Përsa i përket kronikës së ndeshjes, takimi mes Gremios dhe River Plejtit përfundoi 2-1 në favor të argjentinasve, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës Libertadores (Liga e Kampioneve e Amerikës së Jugut) me Riverin që do të ketë kështu mundësinë të luajë finalen e këtij turne. Kupa Libertadores çdo vit prodhon shumë skena të dhunshme dhe në këtë gjysmëfinale nuk kishte sesi të mungonin polemika, kaos me sistemin “VAR” (video-arbitrimi) dhe plot 14 minuta shtesë.

arbitri i rrethuar nga policia

Skuadra vendase e Gremios mori epërsinë në minutën e 36 falë golit të Leonardos, por shpërdoruan më pas gjithçka. River Plejt arriti të barazojë 9 minuta nga fundi me Rafael Borre, por më pas sistemi “VAR” përfshiu lojtarët dhe stafet në kaos. Arbitri nuk pa një prekje të topit me dorë në golin e barazimit, por tensionoi edhe më shumë të dyja ekipet me akordimin e një penalltie për argjentinasit pas konsultimit me teknologjinë.

bressan-cropped_y02uyvygogpu1oyb49ky8jg7r

Karton i kuq për Gremion dhe në stadium shpërtheu ferri. Për të goditur penalltinë e Gonzalo Martinez U deshën 9 minuta, ndërsa disa të tjera shtesë u dhanë pas kaosit, ndonëse ato nuk i shërbyen Gremios që të shpëtonte nga eliminimi. River Plejti kishte humbur në shtëpi, por fituan të drejtën e finales falë golave në fushë kundërshtare. Arbitri Kunja kërkoi ndihmën e policisë për të lënë stadiumin ndërsa kërcënimet e tifozëve brazilianë ishin të frikshme.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pirlo trajneri i ri i Juventus, do ketë nën urdhrat sulmuesin e Shqipërisë

Delo.autor

ISH-TRAJNERI I ANDERLECHTIT/ Besnik Hasi zbulon ofertat e shumta që ka paturë mes tyre dhe nga Serie A

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Në Durrës luhet i gjithë sezoni

Sadik.Autor

Leave a Comment