Basketball Sport

ERZENI MPOSHT TEUTËN/ Mer kryesimin e kampionatit

Java e 5-të e Kampionatit Kombëtar në Volejboill për meshkuj është mbyllur sot në mbrëmje me ndeshjen Erzeni-Teuta, fituar me lehtësi 3-0 nga skuadra shijakase dhe e luajtur në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”. Fitore që ngjit ekipin kampion të trajnerit Arben Sako në krye të renditjes, me 13 pikë.

Një ndeshje që nuk dhuroi shumë emocione, pasi u domionua gjatë gjithë kohës nga Erzeni, që pati epërsi në të trija setet. Teuta tentoi të rivalizojë disi vetëm në setin e parë, pasi më tej gjithçka foli për shijakasit, që e kthyen këtë ndeshje në një stërvitore. Për Teutën një tjetër humbje në kampionat, e katërta, duke mbyllur renditjen.

Volejboll-Meshkuj, java e 5-të (26 tetor)

Vllaznia – Elbasani, 3-0 (25-21, 25-22, 25-17)

E shtunë, 27 tetor

Studenti – Farka Volley, 3-1 (25-21, 25-20, 16-25, 25-17)

Partizani – Tirana, 0-3 (23-25, 21-25, 22-25)

Skënderbeu (pushim)

E mërkurë, 31 tetor

Erzeni – Teuta, 3-0 (25-20, 25-15, 25-15)

Renditja: Erzeni 13 pikë (4/1),Vllaznia 11 pikë (4/0), Tirana 11 pikë (4/1), Skënderbeu 10 pikë (3/1), Studenti 9 pikë (3/2), Farka Volley 3 pikë (1/3), Partizani 3 pikë (1/3), Elbasani 0 pikë (0/5), Teuta 0 pikë (0/4).

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Lemar nuk bind, Atletico mendon për vëllain e…

Isa.Autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ “Verilindorët” vazhdojnë me largimet, Tirana nuk dalet me përforcime. Ja të gjitha lëvizjet

Delo.autor

MË KE SHOK EKIPI/ Momenti kur Umtiti futi në SHERR Costën dhe Griezmann (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment