Futboll Shqipëri Sport

PARTIZANI me hap KAMPIONI/ Të kuqtë mposhtin Luftëtarin dhe rimerrin kreun

Partizani i Skënder Gegës ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat pasi ka mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Luftëtarit, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në “Selman Stërmasi”, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë. Kjo fitore ka kthyer kryeqytetasit në vendin e parë të renditjes, të humbur përkohësisht pas fitores të marrë nga Skënderbeu kundër Kamzës, ndeshje e luajtur në orën 14:00

Takimi është zhbllokuar në minutën e 21-të, me Mensah që ka kaluar në avantazh vendasit. Reagimi i zikaltërve ka ardhur pesë minuta para fundit të pjesës së parë, me Shkurtaj që ka mposhtur portierin Xhika. Ky ka qenë goli i dytë i pësuar nga mbrojtja e “demave” në këtë kampionat dhe i pari nga aksioni.

11 minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka ardhur edhe momenti që ka vendosur ndeshjen, me Esat Malajan që ka fituar një penallti pas ndërhyrjes së parregullt në zonën e rreptësisë nga Liçaj. Te pika e bardhë është paraqitur Telushi, i cili nuk ka gabuar dhe ka kthyer “Të Kuqtë” në avantazh. Vendasit kanë kontrolluar takimin në minutat e mbetura dhe kanë arritur ta mbrojnë avantazhin pa shumë vështirësi.

Tri pikë të rëndësishme këto për Partizanin që pas pesë ditësh do të presë në shtëpi Skënderbeun e vendit të dytë dhe do të synojë të thellojë diferencat me ndjekësit. Ndërkohë, vazhdojnë vështirësitë për Luftëtarin, që ka pësuar humbjen e shtatë në Superiore dhe që mbetet në vendin e parafundit të renditjes me 6 pikë. Në javën e ardhshme, gjirokastritët do të luajnë në fushën e Kastriotit, që mban vendin e fundit në renditje.

Related posts

TREGON HISTORINË E FRIKSHME/ Diego Costa: Unë ulërija nga dhimbja, mjekja pinte cigare…

Delo.autor

SFIDA DERBI NDAJ INTER PËR COPPA ITALIA/ Piol: Javë e rëndësishme, por nuk vendos fatin tonë

Delo.autor

HUMBJA NË “AIR ALBANIA”/ Duhet mrekulli për vendin e dytë, Shqipëria në dorë të polakëve

Delo.autor

Leave a Comment