Sport Të tjera

“LUFTËTARI” RUS QË MUNDI McGREGOR/ Të hash si Khabib Nurmagomedov (VIDEO)

Pak ditë më parë mbrojti titullin kampion për peshat e lehta të UFC-së, por ku e gjenë gjithë këtë forcë luftëtari rus, Khabib Nurmagomedov.

Rusi 30 vjeçarë ka treguar për “RT” dietën e tij të përditshme, ku padiskutim pjesë e tryezës së tij janë ushqimet bio dhe ushqimet tradicionale të vendlindjes së tij, Dagestanit.

Siç vihet re, Khabib ushqehet me ushqime me bazë proteinat dhe brumërat, ndërkohë që edhe drithërat marrin një pjesë të rëndësishme në dietën e tij. Mbrëmjen e 6 tetorit, Nurmagomedov mbrojti titullin e UFC-së përballë irlandezit Conor McGregor, të cilin e mposhti pas vetëm katër raundeve. Gjatë karrierës së tij, Khabib ka zhvilluar 27 ndeshje, të cilat i ka fituar të gjitha, 8 prej të cilave me “knock-out”.

Related posts

TËRBOHET REALI/ Benzema shënon një tjetër gol të SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ “Uroj që të luaj me Pogba”: Lojtari ndez sinjalin e largimit nga Madridi

Isa.Autor

PËSOI ATAK KARDIAK DHE QËNDROI 42 ORË NË KOMA/ Historia e ish-lojtarit të Romës, e mbylli me futbollin në moshën 33-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment