Futboll Sport

PËSOI ATAK KARDIAK DHE QËNDROI 42 ORË NË KOMA/ Historia e ish-lojtarit të Romës, e mbylli me futbollin në moshën 33-vjeçare

Ajo që i ndodhi Kristian Eriksenit ishte një dramë e vërtetë, njëjtë si më 30 dhjetor 1989, kur gjatë ndeshjes Bolonja-Roma, Lionelo Manfredonia pësoi një arrest kardiak dhe ra pa ndjenja në fushë. Ishin orë me të vërtetë dramatike. Pas kësaj, lojtari i Romës qëndroi për 42 orë në koma dhe u zgjua më 1 janar të 1990.

Pavarësisht frikës së madhe, Manfredonia ia doli të shërohet plotësisht, por iu desh të hiqte dorë nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare, për të mos rrezikuar më shumë. Ishte e trishtueshme, por ai mendoi për rrezikun e jetës në atë moment. Ky arrest kardiak, në fakt, erdhi nga stresi që e kishte mbytur atë. Kohët e fundit ai kishte humbur nënën e tij, ai e kishte përjetuar atë humbje të papritur shumë keq. Për më tepër, atë ditë në Bolonjë temperatura ishte -5 gradë, gjë që nuk ndihmoi.

Testet që iu nënshtrua nuk zbuluan ndonjë gjë jonormale, por Lionelo vendosi të fillojë një karrierë të re, gjithmonë në futboll, si zbulues i talenteve. Dje Manfredonia ishte jashtë me disa miq. Ai ishte duke parë ndeshjen kur pa Eriksen duke rënë. Menjëherë mendja i shkoi te historia e tij 32 vjet më parë.

“Ajo që më ndodhi mua me atë të Eriksenit janë të ndryshme. Sot mjekësia ka përparuar shumë në krahasim me 30 vite më parë. Ishin momente shumë të vështira. Për fat të mirë, nga sa kuptoj, Eriksen, ndryshe nga rasti im, mbërriti në spital duke marrë frymë vetë. Unë isha në koma për disa ditë. Nuk e di nëse ai kishte të njëjtin problem si unë, por sigurisht që sot teknikat e ndërhyrjes janë më të avancuara. E rëndësishme është që ai të jetë mirë, shpresoj të mund të rimëkëmbet pasi të shërohet. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi.”, tha Manfredonia.

Related posts

KRIZA E REZULTATEVE/ Genoa “ka harruar si fitohet”, Juriç bën gati valixhet

Isa.Autor

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Braziliani Da Silva mbetet mungesa e vetme për “shkodranët”, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Mesfushori Geraldes rihap sfidën ndaj Milan me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment