Futboll Sport

MADHËSHTORE/ Mundësja SHQIPTARE fiton medaljen e artë në Abu Dhabi

Xhudistja, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Abu Dhabi. Ka ardhur medalja e parë e artë për Kosovën në Grand Slamin, i cili po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Është xhudistja pejane, Nora Gjakova, e cila ka triumfuar në finale dhe ka fituar medaljen e artë. Fitorja e Nora Gjakovës erdhi me një ippon maestral, për më pak se një minutë ndaj ruses Anastasia Konkina.

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova, triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kjo fitore shkon edhe në të mirë të ranglistës së Kosovës, pasi ajo ka fituar edhe 1 mijë pikë Olimpike.

Ndryshe, më herët medalje të argjendtë në këtë Grand Slam të Abu Dhabit fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

Related posts

Bentancur: Dybala është shkëndija e ekipit, jemi të lumtur që është kthyer

Q.Autor

U KONSIDERUA PËRFORCIM I BUJSHËM/ Gjici paralajmëroi masa ekstreme, ja lojtari i parë që largohet nga Kukësi…

Delo.autor

Lideri i Lyon dëshiron të luajë në një nga 10 klubet më të forta të planetit…

Sadik.Autor

Leave a Comment