Kelmendi, e cila kishte siguruar medaljen e argjendë në peshën deri në 52 kilogramë, të cilën e fitoi më pas, u dorëzua përballë rivales italiane, Odette Giufrida, pasi një hemoragji në hundë e detyroi 27 vjeçaren të tërhiqej nga gara dhe t’i gëzohej vendit të dytë në këtë kompeticion.

Medalje të argjendë fitoi edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, e cila garonte në peshën deri në 48 kilogramë.