Futboll Shqipëri Sport

MALA gjunjëzon KUKËSIN/ PARTIZANI rimerr kreun dhe ëndërron TITTULLIN

Partizani rikthehet të komandojë Superioren. Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përballë Kukësit, që ishte edhe ekipi pritës, të kuqtë e Gegës fituan me një gol të shënuar nga Esat Mala në minutën e 14-të. Ishte një kundërsulm perfekt i kryeqytetasve, me Bardhin që dha asistin perfeket për Malën, i cili kaloi topin mbi portierin Frashëri, duke e dërguar në rrjetë.

Kukësi ka pasur vetëm një rast me Rexhinaldon, por sulmuesi nuk shënjestroi portën e Hoxhës, me kokë. Grintë, shumë ndërhyrje të ashpra dhe ritëm. Kështu është karakterizuar pjesa e parë e takimit, teksa të kuqtë kanë pasur edhe një tjetër mundësi, por kanë shpërdoruar kundërzbritjen, duke bërë zgjedhje të gabuar në pasim.

Në pjesën e dytë, Kukësi i afrohet golit të paktën dy herë, me Kalanë dhe me Shafik, por në të dy rastet, futbollistët e verilindorëve nuk gjetën shënjestrën e duhur. Hoxha u ngjit në katedër kur i tha jo goditjes me kokë të Shpehar, duke fluturuar dhe duke devijuar në goditje nga këndi.

Në anën tjetër, Frashëri bëri të njëjtën gjë duke mohuar golin e dytë. Pas katër minutash shtesë, erdhi vërshëllima e arbitrit që mbylli këtë supersfidë. Për Partizanin është fitorja e gjashtë në këtë kampionat dhe e pesta radhazi. Që pas barazimit ndaj Laçit, skuadra e Gegës ka marrë katër fitore radhazi.

Related posts

PENALLTI PAS TRE MINUTAVE LOJË/ Sadiku nuk di të shënojë. Dështon në Kupën Libertadores (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA ME SKOCINË/ LILAJ mesazh Panuçit: Krijo një grup stabël që të vijnë rezultatet

Isa.Autor

Newcastel-Chelsea/ Zbllokohet sfida, “blutë e londrës” kalojnë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment