Boks Sport

SUPER DUELI/ MIKE TYSON komenton SHERRIN e KHABIB: Është më i ÇMENDUR se… (FOTO)

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Majk Tajson ishte mes personazheve të shumtë që komentuan sherrin që shpërtheu në përfundim të duelit historik të UFC, ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Konor MekGregor. Luftëtari nga Dagestani triumfoi, duke e detyruar rivalin e tij më të famshëm mediatikisht që të dorëzohej.

Tajson deklaroi se ngjarjet që shkaktoi Khabib “ishin më të çmendura se sherret e mia”. Ky qëndrim i ish-kampionit të boksit u shpreh në “Twitter”, pasi kampioni i MMA kapërceu kafazin duke sulmuar trajnerin e MekGregor, Dilon Danis, ndërsa shoqëruesit e Nurmagomedov hipën në ring, duke sulmuar nga pas MekGregor.

Ngjarjet e rënda u shoqëruan me arrestimin e tre prej personave që shoqëronin Khabib nga policia e Nedavas, ndërsa edhe presidenti i UFC, Dana Uajt i kritikoi veprimet e dy luftëtarëve, ndërsa për arsye sigurie, por edhe si ndëshkim për sherrin e shkaktuar në arenë, ai refuzoi që ti dorëzonte brezin e kampionit në ring.

Prolemet e shkaktuara pas dyluftimit ishin ngjarjet që morën vëmendjen më të madhe në rang global. Boksieri Tajson Fjuri dha një këndvështrim alternativ për ngjarjen, duke deklaruar se gjithçka është pjesë e spektaklit dhe sherri masiv mund të shoqërohet me një tjetër përballje ndërmjet MekGregor dhe Khabib.

Related posts

MOURINHO FLET PAS SHKARKIMIT/ E ardhmja e Manchester UNIDET do të jetë…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Hallaçi: Kemi bërë merkato cilësore për të marrë maksimumin në çdo ndeshje

Delo.autor

Pjanic i bindur/ Ronaldo do të ketë të njëjtin sukses si në Spanjë dhe Angli

Isa.Autor

Leave a Comment