Futboll Premier League Sport

Man United nuk fiton/ Mourinho gjen FAJTORËT: Nuk janë LOJTARËT por…

Jose Mourinho është një personazh i paparashikueshëm, për mënyrë si sillet dhe mënyrën si arsyeton. Është një nga ata që i ndryshon pyetjet atyre që mendojnë se i kanë të gjitha përgjigjet. Por edhe një trajner kaq i vështirë për t’u interpretuar, ka njëfarë koherence në mendim. Për shembull, kur skuadrat e tij nuk fitojnë… nuk është kurrë faji i tij. Portugezi është një mjeshtër në zhvendosjen e vëmendjes larg problemeve që mund të ketë skuadra. Barazimi me Valencia-n nuk ka bërë përjashtim. Ndeshja e katërt radhazi pa fitore? Faji është i… policisë!

Është e nevojshme të bëjmë një hap mbrapa: çfarë hyjnë këtu forcat e rendit? E thjeshtë, i kanë krijuar probleme të paparashikueshme dhe të panevojshme Manchester United para ndeshjes. Takimi, në fakt, ka filluar me vonesë, sepse skuadra e Mou ka shkuar në stadium më vonë se zakonisht. Arsyeja, sipas “Special One”, ka qenë policia e Manchester-it. “Kemi dalë nga Lowry Hotel në orën 18:00, me shpresën se për 30 minuta do të mbërrinim në Old Trafford. Zakonisht, 30 minuta mjaftojnë. Por këtë herë policia ka refuzuar të na shoqërojë dhe ne kemi ardhur vetë”, ka thënë Mou pas ndeshjes.

Për rrjedhojë, skuadra ka qëndruar e bllokuar në trafik për më shumë se një orë. Në fund, gjithçka është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme, me një vonesë të vogël që nuk ka ndikuar te zhvillimi i rregullt i ndeshjes. Por që nuk është pëlqyer aspak nga Mourinho. Dhe, duke parë se edhe kundër Valencia-s, skuadra e tij nuk ka bindur, më mirë t’i jepet faji… policisë. “Na janë dashur 75 minuta. UEFA dhe arbitri janë treguar shumë të sjellshëm dhe na kanë lejuar ta nisim ndeshjen me pesë minuta vonesë. Por nuk ka qenë një problem organizimi nga ana e klubit, na kanë thënë se policia ka refuzuar të na shoqërojë”, ka thënë Mourinho.

A është ky momenti i duhur për të krijuar armiq të tjerë?

Related posts

MARADONA SËRISH NË SPITAL/ Sulmon ashpër vajzat e tij: Isha duke vdekur kurse ato blinin apartamente në…

Delo.autor

Pse Messi dhe Suarez munguan në ceremoninë e lamtumirës së Iniestas?

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Kukësi. Rezultati 1-4

Delo.autor

Leave a Comment