Futboll Shqipëri Sport

MUNDI KAMZËN/ Mezani: Jemi ende në presion, ja çfarë ka ndryshuar tek Luftëtari

Tre pikë shumë të vlefshme.

Luftëtari ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Kamzën, me anë të një goli në minutën e 66 nga Donald Rapo. Në përfundim të kësaj ndeshje, trajneri Gentian Mezani u shpreh se është shumë i kënaqur nga loja e djemve të tij, teksa ka theksuar se objektivi i gjirokastritëve është që të shkëputen sa më shumë të jetë i mundur nga fundi i tabelës që shpëtojnë skuadrën nga rënia në Kategorinë e Parë.

“Nuk është se kemi gjetur ndonjë formulë. Kemi fituar një ndeshje, jemi gjithmonë në tension. Kemi humbur shumë pike. Kjo fitore na dha qetësi, por vazhdojmë të jemi në presion, një fitore të ngreh lartë, një humbje të ulë poshtë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët që po e vlerësojnë shumë këtë fanellë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët që po e vlerësojnë shumë këtë fanellë. Objektivi jonë është që të largohemi sa më shumë nga fundi i tabelës. Mund të them që mbrojtja është më e ekulibruar” u shpreh Mezani.

Në javën e shtatë të Kampionatit Shqiptar, Luftëtari dhe Kamza e shohin veten në kuotën e 6 pikëve.

Related posts

I LODHUR NGA PYETJET PËR GARETH BALE/ Trajneri Zidane: Ju po mundoheni të na përçani, por nuk…

Delo.autor

FLET MBI LARGIMIN NGA INTER/ Nainggolan tregon: U treguan të drejtpërdrejtë me mua, por kanë…

Delo.autor

22-VJEÇARI DREJT LARGIMIT NGA “LOS BLANCOS”/ Zidane nuk e do në skuadër, 4 klube pas mbrojtësit të Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment