Futboll Shqipëri Sport

“Marr 20-25 mesazhe në ditë”/ Deputeti tifoz i PARTIZANIT: Më bëjnë presion biznesmenët për lojërat e fatit

Në një lidhje telefonike për gazetarin Flavio Qarri, në emisionin Kafein, deputeti i PS Erion Braçe u shpreh se çdo ditë merr të paktën 20-25 mesazhe nga biznesmenë që ushtrojnë presion për lojrat e fatit. Por që sipas deputetit ata kanë marrë përgjigjen e duhur.

“Nuk ka ditë që nuk marr 20-25 mesazhe nga njerëz të kësaj industrie në këtë vend, janë kthyer në mesazhe të neveritshme dhe që ushtrojnë presion mbi deputetin e kuvendit me lloj -lloj formash. Ata nuk mund të më presionojnë, pasi secili që ka shkruar, ka marrë përgjigje të qartë, pra mbyllja e të gjitha aktiviteteve të basteve sportive. Mbyllja e aktiviteteve të basteve sportive, lojërave online, nëpër lagje etj., ajo që kam propozuar është se shteti që do vendosë si do organizojë këtë aktivitet në rast se do ekzistojnë. Edhe kazinotë duhet t’i nënshtrohen një tatimi të ri”, ishte kjo deklarata që dha për INTV deputeti i PS-së Erion Braçe.

Ndërkohë, lidhur me këtë dy ditë më parë kryeministri Rama u dërgoi një mesazh të gjithë deputetëve socialistë duke u kërkuar atyre të mos tremben nga mesazhet që marrin nga biznesmenët e basteve dhe kazinove, pasi ishte në dijeni të një gjëje të tillë.

Qeveria ka dhënë ultimatumin e mbylljes së të gjitha lojrave të fatit në datën 1 janar 2019, ndërsa kjo është kthyer në një nga temat kryesore të debatit politik dhe publik në vend.

Related posts

ZIDANE PUBLIKON LISTËN/ Reali me ndryshime, konfirmohet frika e madhe e tifozëve

Delo.autor

FESTA E “ÇMENDUR” E CRUDELIT/ Komentatori italian nuk përmbahet pas përmbysjes spektakolare të Milanit ndaj Juventusit (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKA/ Atletico e mallkuar, gjen “macen e zezë”…Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment