Futboll Sport

BOMBERAT PËR HALLOWEEN/ 20 sulmues për… zero gola

Sa herë e keni dëgjuar këtë sezon fjalinë: “në kampionatin shqiptar shënohet pak?” Epo ja që nuk është gënjeshtër. Shënohet vërtet pak. Mesatarisht, 1.86 gola për ndeshje. Ka nga ata që “fajësojnë” trajnerët në detyrë për filozofinë e tyre tejet mbrojtëse. Ka të tjerë që fajësojnë drejtuesit, sepse nuk kanë bërë zgjedhjet e duhura në merkato, por ka edhe nga ata që thonë se skuadrat nuk kanë shumë alternativa në repartin ofensiv. Kjo ha shumë diskutim…

Sulmi për “Halloween”…

Dje ishte mbrëmja e “Halloween”-it. Një festë e “importuar” në Shqipëri që po merr vëmendje gjithnjë e më shumë. Por nëse dje dikush mund të jetë trembur nga “përbindëshat” që ka hasur gjatë rrugës, apo në lokalet ku kanë festuar, ka shumë arsye që presidentët e klubeve dhe tifozët e tyre të tremben akoma më shumë nga statistikat e disa prej sulmuesve që aktualisht militojnë në ekipet e tyre.

Pse? Sepse ndoshta pakkush e di, por pas 10 javësh kampionat dhe pas 50 ndeshjesh të luajtura, janë 20 sulmues të mirëfilltë që nuk kanë shënuar asnjë gol. 20 sulmues dhe zero gola!!! Tabela e tregon më së miri, sepse disa prej tyre janë edhe emra të njohur për publikun shqiptar.

rubin hebaj

Natyrisht, duhet të jemi korrektë në këtë pikë,  sepse disa kanë vuajtur dëmtime të gjata, të tjerë nuk kanë fituar dot konkurrencën brenda skuadrës së tyre, ndërsa disa janë penalizuar edhe për shkak të gjendjes jo të mirë të skuadrës në tërësi. E megjithatë, statistikat janë të pamëshirshme dhe duhet të alarmojnë edhe vetë lojtarët që synojnë të lënë gjurmë në këtë sezon.

ngoo

10 javë pa asnjë gol, për ndonjë prej tyre mund të jetë mungesë fati apo thjesht një moment i errët i karrierës, por gjithsesi ka mundësi për të bërë akoma më mirë në çdo kohë. Të “mëdhenjtë”… Ngo, Martinena, Hebaj, Atsina, Ribaj… a ju thonë gjë?
Po, pa dyshim që po. I pari shihej si pika e referimit të Tiranës këtë sezon, por vuajti një dëmtim që e mbajti jashtë për një kohë të gjatë. Kur u kthye, u konfliktua me Memën dhe ka përfunduar te Tirana B. Ndërsa shkodrani i Partizanit erdhi me shumë bujë si i huazuar nga Domzhale, por nuk ka mundur ende të shfaqë potencialin e tij. Kur iu bashkua Partizanit ishte mbrapa me formën fizike dhe më pas, për shkak edhe të presionit të madh, por edhe sepse treshja Bardhi-Asani-Mala nisi të harmonizohej gjithnjë e më shumë, iu minimizuan hapësirat në formacion.

Po Martinena? Pakkush besoi se ishbomberi i Dinamos do të vinte vërtet te Kamza. Shumë prej tifozëve u kishte “mbetur ora” te sulmuesi që i bënte golat me klas dhe me dhunë kur ishte me fanellën e “nëndetëses”, por performanca e tij te Kamza ka qenë shumë ndryshe. Dhe nuk ka as pse të qahet, sepse ka luajtur në tetë ndeshje. A është vetëm çështje fati vallë? Kushedi… Vazhdojmë me Niko Zisin që bëri të dashuroheshin gjysmën e Superiores kur luante me Bylisin në Kategorinë e Parë. As ai nuk e ka shijuar kënaqësinë e një goli këtë sezon.

tabel

Ka pasur probleme fizike fillimisht, por më pas edhe nuk i ka ecur shumë. Misterioz Dunga i Luftëtarit, që erdhi për të qenë zëvendësuesi i Shkurtajt apo ndoshta një Rexhinaldo i ri, por deri tani thjesht ka ngrohur stolin. Nuk duhet harruar Guindo, për të cilin u fol aq shumë gjatë verës dhe që tani ka kaluar një zgjedhje e tretë në radhët e korçarëve. Kamara i Teutës është një rast më vete. Nuk ka qenë asnjëherë goleador, por edhe 10 ndeshje pa shënuar janë shumë për një që i thotë vetes sulmues. Por, Teuta nuk ka pse të qahet shumë, sepse ka edhe më keq. Kush? Tirana, për shembull… Jo vetëm për Ngonë, por edhe për Oduamadin. Bëri shumë bujë ardhja e ish-lojtarit të Milanit në radhët e bardhebluve, por pasi luajti disa ndeshje pa lënë asnjë shenjë, tani është dëmtuar dhe po kryen fazën e rikuperimit. Grent Halili gjithashtu ka pasur probleme fizike, ndërkohë që me Ze Marian raporti erdhi në ftohje të vazhdueshme. Sakaq, te Kukësi kanë “frikë” t’i përmendin me zë të lartë emrat e Harbës dhe Speharit, sepse me siguri Gjici nuk e kapërdin dot faktin që u “përforcua” me dy lojtarë të shtrenjtë dhe tani golat ia bën vetëm Rexhinaldo me… Shametin.

Related posts

Skriniar iu përgjigjet Unitedit, Barcelonës e Cityt

Q.Autor

RRËFIMI PREKËS/ Nëna e Rashicës tregon momenin dramatik: Si më ra Miloti nga duart në ujë gjatë luftës (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Manchester United-Sevilla, ja ç’po ndodh në ‘Old Trafford’

Q.Autor

Leave a Comment