Futboll La Liga Sport

VITET PËR TË JANË THJESHT SHIFRA/ Messi shpallet “MBRETI” i shtatorit në Spanjë (VIDEO)

Sezoni i ri në La Liga ka nisur pa Cristiano Ronaldo-n dhe duket se tashmë do të jetë e njëjta muzikë çdo javë, me Lionel Messi-n që do të jetë në qendër të vëmendjes për mediat dhe tifozët.

Ylli argjentinas nuk po zhgënjen, sepse e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin dhe ka fituar çmimin e parë të sezonit, sepse është shpallur Lojtari më i mirë i muajit shtator në LaLiga Santander.

Sulmuesi i Barcelonës shënoi 3 gola e dha 4 asiste muajin e shkuar në La Liga, duke ndihmuar skuadrën ‘blaugrana’ të marrë kreun e renditjes.

Numri 10 i Barcelonës shënoi dy gola kundër Huescas (8-2) dhe shënoi golin e parë në sfidën kundër Girona-s (2-2). Përveç kësaj, Messi dha edhe 4 pasime finale për gol, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Lazio fiksohet pas mesfushorit Shaqiri, Igli Tare bën tentativën e parë. Ja plani…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Pjesa e parë e Brighton-Manchester United mbyllet me dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

NBA, Cleveland mposht Toronton falë LeBron, Warriors nuk ndalen ndaj Pelicans

Sadik.Autor

Leave a Comment