Futboll Sport

ZYRTARE/ E kërkoi Inzaghi, Inter prezanton Juan Cuadradon

Interi ka siguruar një afrim të rëndësishëm. Zikaltërit kanë zyrtarizuar prurjen më të re. Bëhet fjalë për anësorin Juan Cuadrado, i cili vjen në Milano si lojtar i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Juventusin.

Futbollisti nga Kolumbia ka nënshkruar për një sezon. Cuadrado ka qenë protagonist absolut me bardhezinjtë në vitet e fundit, teksa numëron mbi 100 paraqitje në Serie A me “Zonjën e Vjetër”.

Trajneri i Interit, Inzaghi ka kërkuar transferimin e tij për shkak të eksperiencës që lojtari në fjalë ka. Nënkampionët e Europës tashmë do të fokusohen në blerjen e një sulmuesi, pasi reparti i avancuar nuk është plotësuar ende.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ U përfol si trajneri i ri i Tottenham, zbulohet e ardhmja e Gatussos…

Delo.autor

U “KURORËZUA” NË KUPËN E ITALISË/ Strakosha çon një tjetër kupë në “shtëpi”, festë me familjen (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Revolucioni në Serinë A shtyhet me një javë, Liga pritej të vendoste që…

Delo.autor

Leave a Comment