Futboll La Liga Sport

SHIFRA TË ÇMENDUAR/ Ja si “Katalanasit” “KANË PUNUAR” për Valencian në dekadën e fundit

Ardhja e Murillo te Barcelona, përveçse ka qenë një surprizë në merkaton e dimrit, tregon marrëdhëniet e mira profesionale të klubit katalanas me Valencian. Të paktën, kur bëhet fjalë për blerjen dhe shitjen e lojtarëve. Me qendërmbrojtësin kolumbian, tashmë ka shkuar në tetë, numri i lojtarëve që kanë kaluar nga njëri ekip te tjetri në dhjetë vitet e fundit, në operacione që kanë lëvizur shuma të mëdha parash.

Barcelona ka marrë gjashtë lojtarë nga Valencia, për të cilët ka paguar 144 milionë euro, ndërsa Valencia është përforcuar me dy lojtarë blaugrana, për të cilët nuk ka paguar asgjë (Martín Montoya dhe Munir). Sa i takon itinerarit Valencia-Barcelona, këto janë rastet e renditura kronologjikisht.

David Villa – 40 milionë euro (2010)
Sulmuesi asturian u transferua te Barcelona në fund të sezonit dhe para Kupës së Botës në Afrikën e Jugut. Valencias i duheshin paratë dhe e shiti atë për 40 milionë euro, duke arritur kualifikimin në Champions, në sezonin e dytë të trajnerit Emery në stol. Villa me Barcelonën fitoi një Superkupë Spanjolle, dy La Liga, një Kupë Mbreti, një Ligë Kampionesh, një Superkupë Europiane dhe një Botëror për Klubet.

Jordi Alba – 14 milionë euro (2012) 
Mbrojtësi anësor tërhoqi vëmendjen e Barcelonës, e cila ishte duke kërkuar për një zëvendësues të Dani Alves. Valencia u kujtua vonë për të rinovuar me lojtarin katalanas, i cili gjeti mundësinë për t’u larguar, kur kishte vetëm një vit në kontratën e tij. Barcelona ka paguar 14 milionë euro në vitin 2012. Kjo shumë duket qesharake në krahasim me performancën që ka pasur Jordi Alba në “Camp Nou”. Ai ka fituar 4 La Liga, 3 Superkupa Spanjolle, 4 Kupa Mbreti, 1 Ligë Kampionesh, 1 Superkupë Europiane dhe 1 Botëror për Klubet.

Mathieu – 20 milionë euro (2014)
Ishte një nënshkrim shumë i diskutueshëm për mjedisin e Barçës, për moshën e lojtarit dhe për çmimin, që presidenti i atëhershëm i bardhezinjve, Amadeo Salvo, arriti të marrë. Barcelona e mbylli marrëveshjen gjatë ndalesës së Valencias në Madrid, përpara se lojtari të marrë avionin për të luajtur në Kili dhe Peru. Performanca e Mathieu, megjithatë, ishte e mirë, me një gol vendimtar ndaj Real Madridit, në kampionat. Si lojtar i Barcelonës, ai fitoi 2 La Liga, 3 Kupa Mbreti, 1 Superkupë Spanjolle, 1 Ligë Kampionesh, 1 Superkupë Europiane dhe 1 Botëror për Klubet.

André Gomes – 35 + 20 milionë (2016)  Një nga transferimet e “gatuara” personalisht nga Peter Lim me Barcelonën, me drejtorin sportiv García Pitarch, si dëshmitar. Pas dy sezoneve të mira, sidomos të parit, Barcelona e vuri re lojtarin portugez, për të cilin pagoi një çmim të dyfishtë; për lojtarin dhe për Valencian. Në fakt, kontrata përfshinte 35 milionë euro fikse, 20 milionë në formë variablash dhe 15 milionë, nëse lojtari fitonte “Topin e Artë”. Por, André Gomes ka pati shkëlqim te klubi katalanas. Me Barçën, aifitoi 2 Kupa Mbreti dhe 1 La Liga.

Paco Alcácer – 32 milionë euro (2016) Ky ishte një operacion i diskutueshëm për Valencian dhe për lojtarin, sidomos për tifozët. Përkundër faktit se presidenti i atëhershëm, Layhoon, u angazhua të mos e shiste Alcacer, në fund të merkatos së verës operacioni u mbyll. Është e vërtetë që lojtari kërkoi të largohet dhe, gjithashtu, Peter Lim donte të përfitonte 100 milionë euro nga transferimet. Barcelona ka paguar 32 milionë euro për sulmuesin e Valencias, i cili nuk arriti ta përballojë konkurrencën e ashpër që gjeti në ekipin katalanas. Ai fitoi 2 Kupa Mbreti dhe 1 La Liga me Barcelonënm derisa u huazua në Dortmund këtë verë, me opsionin e blerjes për 30 milionë euro.

Jeison Murillo – 2 milionë euro (janar 2019)
Qendërmbrojtësi kolumbian ka luajtur vetëm tri ndeshje me Valencian, e cila ka paguar 13 milionë euro tek Interi për të ekzekutuar opsionin e blerjes, sipas marrëveshjes së një viti më parë. Në sezonin e tij të parë në “Mestalla”, Murillo mori një pozicion në qendër të mbrojtjes, por një “hernie inguinale” e dërgoi dy herë në operacion, çka e la jashtë fushave nga 20 nëntori deri në shkurt. Pas kthimit, ai nuk e rifitoi dot nivelin maksimal. Barcelona e ka marrë si alternativë të Umtiti dhe Vermaelen. Huazimi arrin 2 milionë euro dhe opsioni i blerjes, jo i detyrueshëm, 25 milionë euro.

Related posts

PREZANTON KËPUCËT E REJA TË FUTBOLLIT/ Rashica vendos flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI/ Foto intime brenda Bible, dy yjet e futbollit me një grua në krevat

Delo.autor

TOTTENHAMI DUEL ME REALIN/ Ja shifra marramendëse për të lënë rë lirë fantazistin

Delo.autor

Leave a Comment