Boks Sport

PUSHTETI I SPORTIT/ Popullariteti i McGregor “thyen” kufinjtë, merr VOTA në zgjedhjet presidencale (FOTO)

Conor McGregor është ndoshta humbësi më i madh i përballjes së 6 tetorit në UFC, por kjo nuk i ka ulur popullaritetin sportistin irlandez.

Ai është sugjeruar nga populli i Irlandes që të zgjidhet president i vendit, ndërkohë që një banor i Dublinit, i njohur si Neil Tolan ka shkuar më tej. Ai ka votuar për yllin e UFC, duke treguar se Conor është shumë më popullor se disa nga kandidatët aktualë.

“Ajo që na nevojitet është një president i vërtetë”, tha Tolan bashkë me një fotografi të votimit të tij, ku dukej qartë vota për Conor McGregor.

Fotografia bëri xhiron e botës dhe grumbulloi më shumë se 7,000 like në internet.

Megjithatë kjo votë nuk do të ketë ndonjë ndikim në rezultatin përfundimtar pasi sondazhet tregojnë se detyrën e numrit 1 të shtetit do ta marrë Michael D Higgins, i cili do të rizgjidhet me gati 60 përqind të votave.

Related posts

DEKLARATA E LEGJENDES ARGJENTINASE/ Ju tregoj çfarë dua nga Ancelotti

Isa.Autor

“TOKIO 2020″/ Rekorde të reja botërore, garuesi e notit përballen gjatë lojërave olimpike

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madridi merr “OK” për projektin 575 milionë euro…

Delo.autor

Leave a Comment