Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ JAMES nuk do kthehet kurrë te REALI, gati FIRMA me gjigandët ITALIAN

“Real Madrid bëri gabim që lejoi James Rodriguez të largohet dhe nuk besoj se do të rikthehet sërish në Santiago Bernabeu”. I këtij mendimi është legjenda e Kolumbisë, Carlos Valderrama. Sipas tij, Rodriguez i cili aktualisht është i huazuar tek Bayern Munich, ka bërë një përformancë të mirë gjatë tre sezoneve të tij në Madrid, ku fitoi një La Liga dhe dy Champions League dhe Real nuk duhet ta huazonte tek një skuadër që e kishin rival të drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve.

“James duket i lumtur Bayern Munich. Nëse nuk ka ardhur deri më tani te Real Madrid, nuk mendoj se do kthehet më. Ajo që bëri James vitin e parë me Ancelottin ishte shumë e rëndësishme, sepse kur mbërriti në Madrid askush nuk priti që të bënte atë që bëri. E dija, sepse e kam njohur prej shumë kohësh dhe kam pasur shumë besim se do bënte një performancë të mirë. Ajo që ndodhi më vonë ishte e çuditshme. Nuk e kuptova”, u shpreh Valderrama.

27-vjeçari aktualisht është në huazim në Bayern Munich, pasi ka nënshkruar një kalim dyvjeçar në gjigantët e Bundesligës në korrik 2017. Bayern ka mundësinë të blejë Rodriguez për 42 milionë euro në fund të këtij sezoni nëse mesfushori me tipare sulmuese pajtohet me kushtet që do i ofrohen në Gjermani.

Në sezonin e kaluar, kolumbiani ka luajtur në 37 ndeshje, duke shënuar 8 gola dhe fituar Bundesligën. Në sezonin e ri, ai është aktivizuar gjashtë nga shtatë ndeshje të luajtura deri më tani.

Related posts

Roshi ndërhyn ashpër ndaj Aliji dhe ndëshkohet me…

Sadik.Autor

Cikalleshi pranë klubit turk, kavajasi është “peng” i uruguaianit të famshëm

Isa.Autor

Deklaratat e OZILIT/ KROOS e godet keq me fjalët e tij për RACIZMIN GJERMAN

Isa.Autor

Leave a Comment