Futboll Premier League Sport

MERR FUND DILEMA/ Mourinho: Pronarët e Man United më kanë çuar SMS për të ardhmen time, do iki në…

Trajneri Jose Mourinho është i bindur se nuk do të shkarkohet nga detyra e trajnerit të “djajve të kuq” pas fitores 3-2 me përmbysje që skuadra e tij arriti ndaj Newcastle në ndeshjen e fundit të luajtur të shtunën në Premier League, pavarësisht zërave dhe kritikave të adresën e tij. Ai ka rrëfyer se ka marrë një mesazh nga bordi drejtues i skuadrës së Manchester United, që i ka thënë të vazhdojë përpara dhe të mos dëgjojë spekulimet mediatike.
“Njerëzit që lexojnë mediat e përditshme dhe ato që shkruhen në rrjetet sociale janë të bindur se unë do të shkarkohem. Ndoshta i bindur për largimin tim do të isha edhe unë, nga gjithë kjo rrëmujë mediatike që është krijuar, nëse nuk do të kisha marrë një “sms” nga bordi drejtues, por që për arsye spekulimi nuk mund t’ua lexoj”, ka thënë trajneri Mourinho.
Trajneri portugez ka thënë se ka të gjithë mbështetjen e bordit drejtues, që sipas tij i ka thënë të vazhdojë përpara dhe të mos dëgjojë spekulimet mediatike. Ditët e fundit është përfolur shumë për një shkarkim të Mourinho, madje në përfundim të 45 minutave të para ndaj Newcastle skuadra e United ishte në disavantazh 0-2 në “Old Trafford”. Por 3 gola në pjëesën e dytë i dhanë fitoren me përmbysje “djajve të kuq” dhe Mourinho vazhdon ende të jetë në detyrë.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ANGLEZ/ ZBULONI deklaratën BOMBASTIKE të Willian për MOURINHON

Isa.Autor

PANDEMIA I “RRIT VLERËN” MILAN/ Tani skuadra “Kuqezi” vlen 56 milionë euro më shumë!

Delo.autor

BJELLORUSI-SHQIPËRI/ Reja i beson dyshes së sulmit Cikalleshi-Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment