Futboll Sport

MIQËSORJA/ Rival i “panjohur”, JORDANIA sfidon kuqezinjtë me REKORDE

Shqipëria nuk ka asnjë përballje direkte me Jordaninë, e cila renditet në vendin e 110-të në FIFA. Kjo kombëtare nuk ka marrë pjesë asnjëherë në finalet e Kupës së Botës, mirëpo rekordi i saj është pjesëmarrja tri herë në Kupën e Azisë, në të cilën dy herë ka arritur në çerekfinale, 2004 dhe 2011.

Gjithashtu, referuar rekordeve, Jordania ka triumfuar dy herë në turnetë Pan Arabike të shumësportëshit në botën arabe. Kjo përfaqësuese drejtohet nga ish-mbrojtësi i Belgjikës, Vital Borkelmans, i cili ka nisur karrierën si trajner me Dender në sezonet 2010-’12 dhe në periudhën 2012-2016 ka qenë asistent i trajnerit të Belgjikës.

Amer Shafi, portieri kapiten i përfaqësueses, është rekordmeni me 134 ndeshje. Fitorja më e thellë në histori është me Nepalin, 9-0 në vitin 2011 dhe humbja më e thellë janë disfatat 6-0 ndaj Kinës në 1984-ën dhe ndaj Japonisë në 2012-ën.

Related posts

“EDY REJA NUK RREZIKON ASGJË”/ Presidenti Duka flet për mediat italiane: Ai ka pjesën e tij të gabimeve, por…

Delo.autor

Largohet edhe Preittit/ Projekti italian rezultoi një dështim total te Partizani

Sadik.Autor

Guardiola do të përballet me një rrezik spanjoll kundër Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment