Futboll Seria A Sport

TALENTI PREMTUES/ Një JUVENTIN portieri më i mirë i Serisë A, por nuk luan me bardhezinjtë

Pas tetë javësh, skuadra e Juventusit po dominon Serinë A, duke i fituar të 8 ndeshjet e luajtura deri më tani, por mbrojtja e kampionëve të Italisë nuk është më e mira. Me 5 gola të pësuar deri më tani, mbrojtja e Juves është e dyta më e mira, pasi skuadra që ka pësuar më pak dola deri më tani është Sampdoria.

Dhe portën e skuadrës “blucerchiato” e mbron një portier juventin, Emil Audero, njëkohësisht portieri i kombëtares U-21 të Italisë, që në 4 nga 8 takimet e luajtura nuk ka pësuar gol. Audero është federuar me Juventusin, që e ka lëshuar në formë huazimi te skuadra e Sampdoria (deri në qershor të 2019-ës), me të cilën ka shkëlqyer deri më tani, duke pësuar vetëm 4 gola.

Kjo edhe meritë e mbrojtjes, por statistikat flasin se përqindja e pritjeve të portierit 21-vjeçar është 88%. Një shifër shumë e lartë dhe kjo tregon se e ardhmja e portës bardhezi është e sigurt. Por meritë për këtë rezultat ka edhe trajneri Marco Gianpaolo i Sampdoria, që besoi të portieri i ri, i cili këtë sezon po debuton në Serinë A.

Related posts

GËZUAR DITËLINDJEN KAPITENI IM! Icardi merr mesazhin e veçantë nga Barcelona, ja ylli që e uron

Delo.autor

E diela ditë feste në Francë, koncerti i Beyonce dhe finalja e Botërorit

Isa.Autor

Thiago Alcantara shënon gol ndaj Monchengladbach

Sadik.Autor

Leave a Comment