Futboll Seria A Sport

SUPER SFIDA MILAN-JUVENTUS /Cristiano Ronaldo kërkon golin e parë në “San Siro”

Nëse do të jetë koha për “Topin e Artë” të gjashtë, do ta zbulojmë vetëm në javët e ardhshme. Nëse mund të zhbllokohet në “San Siro”, do ta kuptojmë të dielën në mbrëmje. Cristiano Ronaldo, si zakonisht, ka synime maksimale. Pasi e ka mposhtur De Gea-n në mesjavë, duke shënuar golin e parë në Champions, si pjesë e Juventusit, ylli portugez synon ta bëjë këtë edhe kundër Donnarumma. Substanca, në thelb, nuk ndryshon.

33-vjeçari dëshiron të provojë në çdo lojë e garë se është lojtari më i mirë në botë. Kjo është arsyeja pse, në axhendën e transfertës së të dielës, objektivi i tij personal do të jetë vetëm një: të prishë “agjërimin” milanez. Numri 7 i Juventusit, në fakt, deri më tani nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës në “San Siro”.

Pesë ndeshje ka luajtur aty me fanellën e Manchester United dhe Real Madridit, ose 480 minuta, por nuk ka shënuar dot gol. Të dhëna të pazakonta për një sulmues të këtij kalibri, i cili, megjithatë, po përjeton një moment shumë pozitiv profesional e sportiv.

CR7 po bëhet gjithnjë e më shumë lider i “Zonjës së Vjetër”. Asgjë e papritur, pasi në kohën e blerjes, drejtuesit e bardhezinjve e kishin parashikuar këtë skenar. Por, është e njohur, futbolli dhe zakonet italiane kërkojnë kohë e durim për t’iu përshtatur atyre.

Gjithsesi, Cristiano tregoi menjëherë profesionalizëm maksimal edhe në këtë drejtim. Nga transferimi i verës e deri më tani, produkti i CR7 është 7 gola të shënuar në kampionat dhe 1 gol në Ligën e Kampionëve. E gjitha kjo, duke ofruar kontribute vendimtare në asistet për shokët e skuadrës.

“Nuk është mirë të humbasësh, – shpjegoi Ronaldo në fund të humbjes kundër “Djajve të Kuq”, – por më mirë që ndodh tani. Ne ia dhamë fitoren kundërshtarit, sepse manchester United nuk bëri asgjë për të fituar. Kështu është futbolli, Europa është e tillë. Ju nuk mund të relaksoheni asnjëherë. Ne kemi krijuar disa shanse dhe kemi luajtur mirë”.

Asi luzitan, i cili e ka fituar pesë herë Champions-in, gjithmonë e sheh gjysmën plot të gotës. Tani, vëmendja e tij dhe e bardhezinjve kthehet nga Seria A. Të dielën, ora 20:30, luan kundër Milanin. Juventusi, para se të lejojë ndaljen, synon të konsolidojë rekordin e fitoreve radhazi.

Edhe Cristiano Ronaldo, që ende nuk ka shënuar gol në “San Siro”, është duke u përgatitur për të jetuar një mbrëmje të karakterizuar nga një komponent i fuqishëm motivues. Kjo është një shenjë jo shumë inkurajuese për kuqezinjtë…

Related posts

FESTË ME SHQIPONJË/ Llullaku rilind në Rumani, shënon gol në ndeshjen e parë 

Isa.Autor

“CONTE QËNDRON TEK INTER”/ Moratti: “Pleshti”, një ëndërr “Zikaltër” që…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ PSG i rikthehet pistës “Messi”, por gjithçka varet nga ylli Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment