Futboll La Liga Sport

MOS LUAJ ME ZJARRIN/ Kritikoi Oblak, vjen shkarkimi i pabesueshëm i trajnerit

Tomas Kavcic është shkarkuar nga posti i trajnerit të Sllovenisë pasi ka kritikuar Joan Oblak. Ai ka thënë se portieri thoshte “gënjeshtra nga Madridi”. Gjithashtu vendimi është marrë edhe për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës ku luan një nga portierët më të mirë në botë.

Federata Sllovene ka lajmëruar shkarkimin e Kavcic për shkak të rezultateve të dobëta dhe për kritikat ndaj gardianit të Atletico Madrid, Jan Oblak. Portieri nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjet e fundit pasi po rikuperohet nga një dëmtim.

“Oblak nuk më flet, ai po mashtrohet dhe kjo është shumë e trishtë. Kjo është një disfatë e madhe personale për mua,” shprehet trajneri i shkarkuar.

“Ai thoshte gënjeshtra nga Madridi pa folur me mua. Megjithatë, Sllovenia ka nevojë për të,” vijon Kavcic.

Related posts

ASNJË ROTACION/ Interi me “artilerinë e rëndë” ndaj Juventusit. Ja formacioni i mundshëm i zikaltërve

Delo.autor

Francë-Argjentinë/ “Gjelat” përmbysin rezultatin, Mbape shënon përseri

Sadik.Autor

MERKATO E ÇMENDUR PËR JUVENTUS/ Ja emrat që do Sarri për skemën e formacionit

Delo.autor

Leave a Comment