Futboll Sport Të tjera

E PAZAKONTË/ Qëllohet gabimisht çiklisti, familjarët befasojnë me reagimin e tyre

Mamaja dhe motra e çiklistit britanik që u vra gabimisht nga një gjahtar teksa ishte në Alpet franceze, kanë befasuar me deklaratat e tyre.

Mark Sutton, 34, vdiq pasi një gjahtar e mori në shënjestër gabimisht, ndërkohë që ndodhej në resorin e skive të Montriond. Pas këtij lajmi vijnë deklaratat shokuese të nënës dhe motrës së tij, që shprehen jo vetëm të lehtësuara me vdekjen e tij, por urojnë me gjithë shpirt qe ai të kalbet në ferr. Motra e çiklistit, Katie Toghill ka thënë se tani mund të merrte frymë e lehtësuar, pasi ajo e quante atë një përbindësh që e kishte përdhunuar që kur ishte fëmijë. “Më vjen mirë që ka vdekur. Ai ishte një përdhunues. Kur dëgjova se ishte vrarë ndjeva lehtësim, hoqa një barrë të madhe nga shpina. U lehtësova vetëm sepse ai nuk mund të dëmtojë më asnjë njeri. Kanë qëlluar një kafshë të vërtetë, sepse ai ishte ashtu.”- tha ajo.

Ndërsa nëna e tij, Katrina shkon edhe më tej me deklaratën e saj te fort qe ka bërë në Facebook: “Unë shpresoj që të kalbesh në ferr Marc Thomas Sutton. Pikëllimi im i vetëm është që vdiqe menjëherë. Për çdo person që e lexon këtë dua të them se unë nuk jam duke bërë shaka, por jam nëna që e lindi atë. Ky njeri ishte përbindësh. Plumbi kishte për qëllim një kafshë. Dhe gjuetari mori shenjë të mirë. Karma.”

Related posts

“DUA TË VAZHDOJ TË RRITEM NË KARRIERËN TIME”/ Ylli Haaland: Juventus? Kam qenë afër transferimit, por…

Delo.autor

CRYSTAL PALACE-LIVERPOOL/ Milner kalon të kuqtë në avantazh

Isa.Autor

PËRBALLJE ME SHUME RASTE DHE POLEMIKA/ “Korçarët dhe Bylis ndajnë pikët mes drithërimave

Delo.autor

Leave a Comment