Futboll Premier League Sport

Mourinho pas përmbysjes spektakolare: Ja çfarë më premtuan lojtarët në pushimin e ndeshjes

Manchester United ka bërë një përmbysje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët. Është një përmbysje që ka qetësuar disi situatën brenda klubit. Djajtë po kalojnë një periudhë të vështirë dhe nëse do të kishin humbur edhe ndeshjen e sotme me Newcastle, me shumë mundësi do të kishte qenë fundi i Jose Mourinhos.

Gjithsesi, United përmbysi disavantazhin e dyfishtë gjatë pjesës së dytë me golat e Mata, Martial dhe Sanchez. Pas ndeshjes Mourinho dukej i qetë. Ai zbulon bisedën me djemtë e tij në pushim, si dhe nuk nguron të bëjë pak humor në fund të intervistës.

“Ndryshimin në pjesën e dytë nuk e bënë zëvendësime, por mentaliteti, dëshira dhe vendosmëria. Siç e kam thënë më parë, askush nuk është i rëndësishëm, as unë as lojtarët, vetëm klubi.

“Në pjesën e dytë lojtarët dhanë gjithçka. Jam 55 vjeç dhe është hera e parë që shoh këtë gjueti për të më hequr qafe. Unë mund të jetoj më e këtë presion, por disa prej lojtarëve jo.

“Mënyra se si e filluan pjesën e parë ishte e tmerrshme, sa herë që hynte topi në zonë kishte panik dhe kaos. Rashford dukej i mërzitur në fushë, McTominay ishte i frikësuar në fushë. Ata bënë gabime që nuk janë normale. Në pushimin e pjesës së parë kishim një bisedë të mirë.

“Nuk i premtuam njëri-tjetrit se do ta kthenim rezultatin, por premtuam se do të jepnim gjithçka për tifozët dhe veten tonë.

“Djemtë dhanë gjithçka dhe e merituam fitoren. Askush nuk mund të premtojë për të fituar ndeshje, por një profesionist duhet të premtojë të japë gjithçka, dhe lojtarët dhanë gjithçka.

“Lojtarët nuk luajnë për trajnerin, ata luajnë për klubin. Siç po më thoshte një miku im sot në mëngjes: nëse nesër bie shi në londër është faji im, nëse ka një problem me Brexit është prapë faji im…”

Related posts

Testi kundër Austrisë/ Trajneri Joachim Löw lë jashtë tre bavarez

Sadik.Autor

JUVENTUS SHËNON REKORD/ Tani është më i mirë se ekipi i “Calciopoli”

Isa.Autor

HUMBJA E MBRËMSHME/ Chiellini: Nëse duam finalen, duhet të mësojmë nga ky gabim që bëmë

Isa.Autor

Leave a Comment