Futboll Sport

MUNGON AGOLLI/ Ja kush do të jetë kapiteni i Kombëtares

Nuk ka rëndësi se kush do të zbresë i pari në fushën e lojës për ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit, ai që do të quhet zyrtarisht kapiteni i Shqipërisë për këtë grumbullim të kombëtares, do të jetë Andi Lila.

Me shiritin që qarkullon dorë më dorë sipas rastit dhe numrit të ndeshjeve me përfaqësuesen, ky nder i takon mesfushorit të Pas Janinës, i cili në fakt në ciklin e ri të Panuccit është grumbulluar rregullisht, por ka luajtur shumë pak me fanellën kuqezi.

 

Gjithsesi, pas lënies jashtë të Ansi Agollit, ai mbetet lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e përfaqësueses, plot 68 të tilla dhe nëse trajneri do ta aktivizojë më rregullisht, nuk është çudi që 32-vjeçari shumë shpejt të kalojë shifrën e 73 ndeshjeve të Agollit.

Pas tij në radhë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Panucci është Etrit Berisha, me 50 ndeshje, por ai vështirë se do të jetë në fushë pasi për momentin titullar cilësohet Strakosha.

Edhe i treti në listë rrezikon ta shohë ndeshjen nga pankina. Ai është Mërgim Mavraj, i cili me 44 ndeshjet e tij rezulton të ketë 2 më shumë se Elsied Hysaj, lojtari që ka shanset më të mëdha për të nisur ndeshjet e javës së ardhshme me shiritin në krah.

Edhe pse shumëkush e sheh si kapitenin e ardhshëm të kombëtares, për fatin e keq të shkodranit, që të cilësohet përfundimisht si i tillë, duhet të presë radhën derisa të jetë ai personi me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi.

Related posts

Trajnieri i PSG, Tuchel flet për Rabiotin: Talenti i tij…

Sadik.Autor

Mbyllet sezoni për mbrojtësin e Liverpool…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ RONALDO rindez “zjarrin” e JUVES për JAMES, por me një kusht…

Isa.Autor

Leave a Comment